Akti Normativ i qeverisë për të ndaluar muzikën pas orës 20:00, nga një pjesë po zbatohet e nga një pjesë tjetër dërrmuese jo. Urdhrin e qeverisë nuk e ka zbatuar as kreu i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, pasi ka mbledhur mbrëmjen e djeshme grupin polifonik të qytetit.
Një qytetar ka denoncuar një rast që ka ndodhur në Shkodër, e ndërsa shton se biznesi që vijon ahengun edhe në mbrëmje vonë është i një deputeti.
Pak ditë më parë, ministrja Manastirliu deklaroi se ndalohet hapja e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Veç kësaj ndalohet muzika pas orës 20:00 në të gjitha mjediset të shërbimeve çfarëdolloji.