Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë me ndjekësit rrëfimin e mjekes Loreta Bica e cila i shërben pacientëve të prekur me koronavirus në Spitalin Infektiv.
Mjekja thotë se spitali po mbushet me të sëmurë në gjendje të rëndë, ndërsa kolegët e saj luftojnë për të lehtësuar dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë.
Ajo ka apeluar se së bashku mund t’ia dalim, duke mbajtur maskë e duke ruajtur distancën.
Loreta Bica shprehet më tej se COVID-19 është armik i dobët, nëse e luftojmë të gjithë bashkë.