Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Besa Shahini dha dorëheqjen apo u shkarkua nga Rama? Ja çfarë thotë Taulant Balla

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Besa Shahini la postin e ministres së Arsimit, për tu zëvendësuar me Evis Kushin. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Tualant Balla, në një intervistë për “News24” tha se Besa Shahini u largua, pasi përmbylli me sukses të gjithë detyrën e saj si ministre.

Ai nuk ka pranuar që të komentonte nëse Besa Shahini është larguar apo shkarkuar. Po kështu shtoi se me rëndësi mbetet që Besa të vazhdojë të ruajë një komunikim të përditshëm me Evisin, për të bërë dorëzimin e stafetave. Vendin e Shahinit, që la Ministrinë e Arsimit në ditën e parë të shkollës, e ka marrë deputetja socialiste Evis Kushi.

Pjesë nga intervista

U shkarkua Besa Shahini apo dha dorëheqjen?

Ajo që është e rëndësishme është se cikli i reformave në Ministrinë e Arsimit do të vazhdojnë, implementimi i tyre do të vazhdojë me një hov të ri me ministren e re. Ajo që është e rëndësishme për familjet shqiptare, është se unë dua të garantoj se kaluam shumë mirë testin e djeshëm, atë të fillimit të shkollës. Zonja Kushi ka një rol të rëndësishëm në ditën e parë të fillimit të vitit akademik.

A mban përgjegjësi Rama për këto largime?

Rama gjithmonë ka ditur që të krijojë një shpirt ekipi brenda grupit të ministrave. Unë mendoj që kjo pak rëndësi ka. E rëndësishme është që Besa do të vazhdojë të ruajë një komunikim të përditshëm me Evisin, për të bërë dorëzimin e stafetave.

Po për ministren e re, çfarë kriteri u përdor?

Një ministre si Kushi që vjen nga bota akademike, prej 7 vitesh nuk e ka ndërprerë komunikimin dhe gjej rastin që të vlerësoj përzgjedhjen që ka bërë Rama edhe brenda grupit parlamentar. Ky grup përmban personalitete të vlerësuara.

A do të ketë lëvizje të tjera në qeveri?

Padyshim që gjithmonë herë pas herë kur konsiderohet për një ritëm të ri, apo një hov të ri, kryeministri ka vlerësuar të bëjë ndryshime. Unë vlerësoj se në këto sektorë, kemi persona të duhur në vendin e duhur. Nuk është larg momenti kur ne do të marrim besimin për mandatin e tretë dhe në formësimin e qeverise së re 2021-2025 mund të kishte edhe ndonjë ndryshim tjetër. Por kjo vendimmarrje i takon kryeministrit.

A duhet të ketë ndryshime të tjera?

Ne kemi një plan, një program dhe një matricë të vlerësimit të performancës që vlerësohet për 6 muaj për çdo fushë që mbulon.

Tags: besa shahiniedi ramaEvis Kushi

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Vonesa të kota që pamundësojnë zgjedhjet e 25 prillit 2021

Komisioni i Integrimit/ Cakaj: Plotësimi i kushteve kërkon angazhim maksimal nga të gjitha institucionet

Plazh edhe gjatë shtatorit? Nesër temperatura të larta







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com