E mërkurë, 30 Shtator, 2020
14 C
Tirana

Vonesa të kota që pamundësojnë zgjedhjet e 25 prillit 2021

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit. Berisha akuzoi Klosin se ai...

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

Konflikti në Kaukaz/ Berisha në kah të Azerbajxhanit: Po çliron tokat e pushtuara nga Armenia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth luftës që ka nisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku deri më tani janë shënuar dhjetëra viktima. Përmes një postimi...

Sondazhi për djemtë e preferuar në “PërPuthen”, fituesi i surprizon të gjithë

Një sondazh i produksionit “PërPuthen” ka nxjerrë Armand Ferhatin si djalin më të pëlqyer nga pjesëmarrësit në spektakël. Edhe pse ai nuk ka qenë një...

Gruaja e Lefter Zhidrus tregon si ka lindur konflikti me fqinjët

Bashkëshortja e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua pak ditë më parë nga RENEA, ka treguar se si ka lindur konflikti me fqinjët. E...

Nga: Denar Biba

Ndryshimet e fundit qe iu bene Kushtetutës se Republikës, tashme kane hyre ne fuqi. Neni 4, pika 1 i saj parashikon se “Dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe”. Duke qene akti me i larte ne hierarkinë e legjislacionit, kushtetuta ka përparësi ndaj çdo akti tjetër ligjor e nënligjor dhe iu imponohet zbatuesve te ketyre akteve.

Këta te fundit, ne çdo rast, duhet te orientohen nga norma kushtetuese, duke i dhëne përparësi asaj si dhe duke e interpretuar ligjin ne frymën e Kushtetutës.

Me ndryshimet e fundit, pika 3 e nenit 64 të Kushtetutës parashikon si vijon: “Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarjen e mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor.” Eshte e qarte qe, elementet e mesiperme, legjislatori kushtetues ia le ne kompetence legjislatorit te zakonshem per ti rregulluar (ne kuader te ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor).

Per shkak te situates “sui generis” te Kuvendit te Shqiperise aktualisht, eshte pranuar qe këto ndryshime te realizohen nga nje strukture e posacme qe eshte emertuar “Keshilli politik”. Dje ky keshill u mblodh, me qëllimin e shpallur per te nisur hartimin e projekt-ndryshimeve te Kodit Zgjedhor, ne mënyre qe dispozita e nenit 64, pika 3 e Kushtetutes te behet e zbatueshme.

Nese kjo dispozite nuk detajohet ne ligj, KQZ dhe strukturat e tjera ligjzbatuese te interesuara per zgjedhjet per Kuvendit te dates 25 Prill 2021 do ta kenë thjesht te pamundur realizimin e zgjedhjeve.

Takimi i djeshem i Keshillit Politik (KP) mesa mesojme nga mediat, deshtoi. Po nga mediat, behet e ditur se disa nga anetaret e KP kane kërkuar dërgimin e ndryshimeve kushtetuese prane ODIHR, per te marre nje vleresim prej tyre.

Per shkak te funksioneve qe kam mbajtur nder vite, si ne Gjykaten Kushtetuese ashtu edhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, nuk di asnje rast qe ODIHR te ofroje asistence ligjore. Komisioni i Venecias (KV) nga ana tjeter, ka nje praktike te suksesshme e shume vjeçare ne lidhje me ketë, por gjithmonë për sa kohe qe ndryshimet kushtetuese ne Kushtetutën e nje shteti anëtar te Këshillit te Evropës nuk kane hyre ende ne fuqi.

Ne dokumentet përkatëse qe gjenden lehtësisht te faqen online te Komisionit, çdo person i interesuar mund te lexoje sesi ekspertet e komisionuar nga KV shprehen mbi draftet përkatëse duke i filtruar ato ne dritën e parimeve baze te funksionimit te Keshillit te Europes, demokracive perëndimore dhe jurisprudencës se gjykatave ndërkombëtare per te drejtat e njeriut.

Lexo edhe :   Zgjedhjet e 25 prillit/ Shkëlqim Hajdari: Emigrantëve duhet t’i krijohet mundësia e votës
Lexo edhe :   Zgjedhjet e 25 prillit/ Shkëlqim Hajdari: Emigrantëve duhet t’i krijohet mundësia e votës

Gjate vizitave te shpeshta ne Varshave, ne selinë qendrore te ODIHR apo ne takime te tjera gjate konferencave te ndryshme me teme procesin zgjedhor, rasti dhe jo vetem, e ka sjelle qe te krijoj njohje zyrtare e personale me Aleksander (Shlyk) e Richard (Lappin), te cilet mbajne respektivisht funksionet e shefit dhe zv/shefit te Departamentit per Zgjedhjet te ODIHR, nderkohe qe Alexey (Gromoë) u be per ca kohe si anetari i 8-te i KQZ sone.

Mese njehere dhe ne okazione te ndryshme, vetem per vetem apo ne prani te te tjereve, iu kam kerkuar qe ODIHR te angazhohej ne dhenien e asistences ligjore ne lidhje me hartimin e ndryshimeve ligjore qe do mund te krijonin bazen normative per implementimin e teknologjise ne zgjedhje (ku specialistet e ODIHR do sugjeronin edhe se cili variant dhe/ose teknologji e praktike boterore ishte me e mira per Shqiperine) apo per ndryshime me thelbesore, qe preknin edhe vete sistemin zgjedhor.

Kerkesat e mia duke qene jo-zyrtare nuk kishin asnje efekt e nuk krijonin asnje detyrim, por synonin thjesht terheqjen ne parim te nje strukture te paanshme e me reputacion te larte ne fushen e zgjedhjeve si ODIHR, ne menyre qe te krijohej besim sa me i plote mes paleve politike ne Shqiperi, per keto dy ceshtje te ndjeshme, te cilat diskutohen prej shume vitesh ne realitetin politik shqiptar.

Ne cdo rast e nga secili prej tyre, vecmas apo edhe te gjithe bashke, ne tryeza pune apo jo, pergjigja ka qene kategorike: “Jo!”. ODIHR nuk ofron asistence legjislative! Nuk eshte ne misionin e organizates dicka e tille.

Sa me lart, kam bindjen e plote se eshte fakt i njohur edhe nga anetaret e Keshillit Politik. Me se paku nga z.Gjiknuri e z.Bylykbashi, eksperienca e te cileve me ceshtjet zgjedhore eshte edhe me e gjate sesa e imja, ndoshta po aq edhe e thelluar.

Ne kete pike, nuk gjej asnje arsye te vlefshme se perse harxhohet kohe, ndersa kohe nuk ka, me kërkesa te tilla, kur dihet absolutisht se si do jete pergjigja e ODIHR.

Theksoj edhe njehere se, nese dispozita kushtetuese, neni 64, pika 3, nuk përpunohet me tej nga ligji, KQZ do ta kete te pamundur berjen e zgjedhjeve per Kuvendin vitin e ardhshëm. Logjika baze e do qe opozita te beje gjithcka qe keto zgjedhje te behen sa me pare, e jo gjithçka per te kundërtën. Logjika ime ndoshta.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fuqitë e mëdha dhe konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabakun? Ekspertët mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Azerbajxhanin...

Tre simptomat që në 85% të rasteve konfirmojnë nëse jeni infektuar me koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka sqaruar se cilat janë 3 simptomat kryesore, që në 85% të rasteve konfirmojnë se një...

Emërohet kryeministrja e parë femër e këtij shteti afrikan

Presidenti i Togos (shtet në Afrikë), Faure Gnassingbe emëroi sot kryeministren e parë femër të vendit, Victoire Tomegah Dogbe. 60-vjeçarja zëvendëson Komi Selom Klassou, i...

“Ndaloni sulmet”, Putin telefonon kryeministrin armen

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan, që të ndalojë sulmet ndaj Azerbajxhanit. Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe...

Situata nga pandemia/ Manastirliu: Kemi numrin më të ulët të infektimeve në rajon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se pavarësisht se shifrat e përditshme të infektimeve janë të larta, ato janë brenda parashikimeve. E ftuar në...