E hënë, 1 Qershor, 2020
16 C
Tirana

BERZH: Ekonomia shqiptare do të pësojë rënien më të thellë në rajon

Më të lexuarat

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të dielë në orën 19:00, në atë që është cilësuar si data e fundit e saj. Palët...

Çfarë po ndodh? Shtyhet mbledhja e Këshillit Politik

Mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore e parashikuar për në orën 17:00, është shtyrë për në orën 19:00. Raportohet se kjo shtyrje ka ardhur...

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Spanja mund të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka deklaruar se do të kërkojë shtyrjen me dy javë të gjendjes së jashtëzakonshme nga koronavirusi. Sanchez sqaroi se shtyrja...

Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë. Vendimi u mor gjatë seancës së shtatë...

Atentati para hotelit në Kurbin, ja kush dyshohet se ishte shënjestër e atentatit

Dalin të tjera detaje lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë. Si pasojë e...

VIDEO/Ardi Veliu del blof, pamjet e të ëmës së djalit të dhunuar janë xhirime nga filmi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka folur sot për dhunën e 4 efektivëve kundër një 15-vjeçari, ngjarje e cila ka...

“Familja lyente muret me emrin e saj, të gjithë e dinin për 15-vjeçaren”

Gazetarja Anila Hoxha rrëfen përmes një postimi në rrjetin social Facebook se çfarë ka pranë banesës së vajzës 15-vjeçare, e cila u abuzua seksualisht...

Publikohet fotoja/ Kush është 65-vjeçari që abuzoi me 15-vjeçaren

Së fundmi është bërë publike fotoja e 65-vjeçarit i cili abuzoi seksualisht me një 15-vjeçare. Ai quhet Abaz Doku dhe sikurse është raportuar më herët,...

Manastirliu: Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook tregon se çfarë do të hapet nga data 1 Qershor, pra nga...

Sa më shumë kalon koha aq më të zymta bëhen parashikimet e institucioneve ndërkombëtare për rritjen ekonomike të Shqipërisë, si rrjedhojë e pasojave që po shkakton Covid-19, duke rezultuar një nga vendet që do ta vuajë më shumë krizën në Europë.

Fillimisht FMN vlerësoi se vendi do të shohë një rënie prej 5%. Më pas edhe Banka Botërore ishte në të njëjtat nivele, por për skenarin bazë, ndërsa në rast se kriza vazhdon skenari pesimist vlerësonte një tkurrje prej 6.8%. Kjo tkurrje është më e larta në rajon për skenarin bazë, sipas Bankës Botërore.

Ndërsa Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka një pritshmëri shumë më pesimiste. Në raportin e pubikuar sot, “Perspektiva Ekonomike Rajonale në rajonet e BERZH”, ekonomia shqiptare parashikohet të bjerë me -9%, që është më e thella në rajon dhe në gjithë vendet në zhvillim pjesë e BERZH, me përjashtim të Libanit (-11%).

Nga vendet e rajonit, pas Shqipërisë tkurrjen më të lartë do ta ketë Mali i Zi (-8%), më pas Kosova (-5%), Bosnja dhe Hercegovina (-4.5%), ndërsa vendet që pritet ta kalojnë pak më lehtë janë Maqedonia dhe Serbia, me -3.5% secila.

Sipas raportit të BERZH “ekonomia e Shqipërisë ka të ngjarë që të goditet fort nga epidemia për shkak të varësisë së saj të lartë nga turizmi dhe eksporteve me vlerë të ulët të mallrave ndërmjetëse me destinacion industrinë e modës në Itali.

Një reduktim i mundshëm i remitancave do të ndikojë gjithashtu negativisht në rritje. Rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave që janë marrë për të frenuar virusin dhe nga një kthim në normalitet në gjysmën e dytë të vitit”.

Në vitin 2021 pritet një rimëkëmbje e shpejtë e Shqipërisë, me një rritje prej 12%, më e larta në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shpresa për rritje vjen me supozimin që masat për frenimin e virusit do të jenë afatshkurtra dhe rimëkëmbja nga tërmeti do t’i japë një tjetër shtysë ekonomisë.

Lexo edhe :   Reforma Zgjedhore/ Soreca: Palët të punojnë për të përfunduar marrëveshjen më 31 maj
Lexo edhe :   Banka Botërore: Pandemia rrit me 8 % varfërinë në Shqipëri

Edhe në vitin 2019, Shqipëria ka pasur rritjen më të ulët në Ballkanin Perëndimor, me 2.2%, ndërsa më të lartin e kishin Kosova dhe Serbia, me nga 4.5%.

BERZH thotë se përgjysmimi i rritjes ekonomike në 2019-n erdhi si rrjedhojë e tkurrjes së prodhimit të energjisë, por dhe rënies në ndërtim, sidomos në tremujorin e katërt. Në kahun tjetër, shërbimet, veçanërisht turizmi, ishin një kontribues i rëndësishëm i rritjes. Vendi u ndikua negativisht dhe nga tërmeti i 26 nëntorit, ku investimet ranë me 12% në tremujorin e katërt.

Rritja në rajonin e BERZH

Ekonomitë në rajonet e BERZH mund të kontraktohen mesatarisht me 3.5 përqind këtë vit, me një rimëkëmbje të mundshme prej 4.8 përqind në vitin 2021, thuhet në raport, duke paralajmëruar se parashikimet janë subjekt i “një pasigurie të lartë”.

Kryeekonomistja e BERZH, Beata Javorcik, tha se ndërsa bota po del nga kriza është e rëndësishme të shihet drejt një të ardhme bashkëpunimi dhe një rezistence më të madhe ekonomike.

“Kriza ka qenë një goditje masive dhe dalja prej saj do të jetë po aq sfiduese. Nuk është koha për t’u angazhuar në nacionalizëm ekonomik dhe proteksionizëm, por është koha të formësohet një e ardhme më e mirë përmes angazhimit ndërkombëtar për tregtinë e lirë, zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe bashkëpunimin ekonomik, “tha ajo.

Raporti supozon një ndikim modest të krizës në trajektoren afatgjatë të ecurinës ekonomike, me rritjen që rifillon nga fundi i tremujorit të tretë, por që potencialisht do të ketë efekte të rëndësishme ekonomike, politike dhe shoqërore afatgjata.

“Nëse distancimi social vijon të zbatohet për shumë më gjatë seç është parashikuar, recesioni mund të jetë shumë më i thellë, dhe nivelet e prodhimit të vitit 2019 për frymë nuk do të arrihen për vitet në vazhdim,” thuhet në raport. /BERZH

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Soreca ua pret shkurt palëve politike: Reforma Zgjedhore, kusht për futjen në BE

Sikundër ambasadorja amerikane Yuri Kim, edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar për Reformën Zgjedhore. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se...

Abuzoi me të miturën, jepet masa e sigurisë për 65-vjeçarin Abaz Doku

Së fundmi është dhënë masa e sigurisë për 65-vjeçarin Abaz Doku i cili abuzoi seksualisht me një 15-vjeçare. Raportohet se prokurori Armand Gurkuqi ka kërkuar...

Basha bën lëvizjen e radhës për Reformën Zgjedhore

Pritet që sot kryedemokrati Basha të mbajë një takim me aleatët, për dështimin e Reformën Zgjedhore. Nuk dihet se për çfarë do të diskutohet...

Shqipëri/ Ulet numri i të infektuarve

Një lajm i mirë vjen nga Ministria e Shëndetësisë, ku pas një kurbe në rritje të numrit të të infektuarve, vihet re se shifrat...

Takim me bizneset në Kombinat/ Basha: Paratë e shqiptarëve Rama i bën rrush e kumbulla

Kryedemokrati Basha po zhvilllon takime me biznesin e vogël në zonën e Kombinatit në Tiranë. Me anë të një videoje të shpërnarë në Facebook,...
WhatsApp KONTAKTO TT