Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke shpërndarë një video nga projekti i Rilindjes Urbane të zonës së Shirokës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se kjo zonë ka qenë e braktisur për shumë vite nga Bashkia e Shkodrës. Kreu i qeverisë shprehet besimplotë se “shpejt do të jemi në kantierin e madh të Vijës Liqenore të qytetit”.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES?
me qilimin spektakolar të projektit të Rilindjes Urbane të Shirokës së mrekullueshme e të braktisur në rrënim e harresë, për aq shumë vite nga Bashkia e Shkodrës dhe duke ju uruar një ditë të mbarë, besoj se shpejt do të jemi në kantierin e madh të Vijës Liqenore të qytetit?