E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Berishës nuk i hapet dera e PD: Basha e mbylli karrierën në një bunker-burg

I shoqëruar nga Klevis Balliu, Tritan Shehu, Flamur Noka, Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Floriana Garo etj, ish-kryeministri Berisha është rikthyer në selinë e Partisë Demokratike. Berisha tha se Basha po e mbyll karrierën e tij politike, në vend që ti nënshtrohet sipas tij, vullnetit të delegatëve të Kuvendit të mbledhur prej tij.

“Prej disa ditësh, shqiptarët po përjetojnë, po ndjekin në mënyrë të pabesueshme zhvillime të denja si për romanet e Franc Kafkës apo të realizmit fantastik të Garsia Markezit. Skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal, nga aktet e turpshme në akte të tjera po kaq të turpshme.

Një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë dhe një grimcë më e vogël e integritetit moral dhe politik, e integritetit qytetar.

A mundet kush të imagjinonte se një ish-lider i ri do të mbyllte karrierën e tij politike në vend të nënshtrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij, në blindimin dhe shtrimin në bunker burgu të selisë së PD, bllokimin e saj, bllokimin e hyrjeve në këtë seli për deputetë të PD-së. Mbushjen e kësaj selie me kriminelë delinkuentë që rëndojnë mbi shpatullat e tyre vrasje njerëzish”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...

“20 vite korrupsion në krye të FSHF”, Prokuroria nis hetimet për Armand Dukën

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Hetimet kanë nisur, pas referimit të bërë nga Policia...