E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Berisha zbret në bazë/Pas FRPD, grupi ‘Për PD’ kundërshton vendimin e Bashës

Sikundër ka njoftuar, ish-kryeministri Sali Berisha nis sot takimet me bazën për të kundërshtuar vendimin e përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së. Takimet do të nisin në kryeqytet dhe më pas do të vijojnë në mbarë vendin, për të bërë referendum në PD për të rrëzuar vendimin e përjashtimit të tij nga Basha.

Vendimi i kryedemokratit Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka sjellë shumë reagime. 30 anëtarë të Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i kanë depozituar një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar, për thirrjen e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Ata e quajnë vendimin e përjashtimit të Berishës dhe situatën e krijuar, të paprecedentë. Sipas anëtarëve, me këtë vendim është shkelur statuti i partisë, parimet dhe vlerat e saj prandaj ata kërkojnë një referendum në anëtarësinë e partisë.

“Po ju drejtohemi nëpërmjet këtij peticioni, lidhur me situatën e paprecedentë të krijuar nga vendimi personal i Kryetarit të Partisë Demokratike për përjashtimin nga grupi parlamentar i Profesor Doktor Sali Berisha. Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të Partisë Demokratike si dhe rrezikun që mbart për përçarjen e thellë të parikuperueshme të saj kërkojmë që ky veprim t’i nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e PD”, thuhet në peticionin e anëtarëve.

Në këtë peticion mungon firma e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Në një dalje televizive, ai u shpreh se nuk ka pasur një mbledhje për këtë çështje, por është një nismë e anëtareve të Forumit. Këlliçi tha se të gjithë në këto momente duhet të reflektojnë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për partinë. Sipas tij, marrëdhëniet e Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të cenohet. “Është një nismë e anëtarëve. Nuk ka pasur mbledhje. Kjo është një çështje e jona e brendshme që do marrë përgjigje. Të gjithë duhet të reflektojmë në këtë moment, në një qetësi absolute për të mirën e demokratëve. Marrëdhënia jonë me SHBA duhet të jetë e pacenuar”, u shpreh kreu i FRPD.

Lexo edhe :   Stresi surprizon Berishën në 77-vjetorin e lindjes (VIDEO)

“Është anti-statutor, ka bërë pakt me Ramën për përfitime personale”

Pas FRPD-së, edhe grupi ‘Për PD’ kundërshton vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës. Sipas tyre, vendimi është anti statutor dhe Lulzim Basha duhet të dorëhiqet dhe të ngrihet një Këshill drejtues i përkohshëm. Sipas tyre, Partia Demokratike është marrë peng dhe se Basha ka bërë pakt me Ramën për përfitime personale

“Grupi për PD ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në Partinë Demokratike. Vendimi i fundit i Kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike është antistatutor dhe në vazhdën e të gjitha vendimeve antistatutore e antidemokratike të ndërmarra që prej vitit 2017.

Lexo edhe :   "Simbol i përsosmërisë”, Meta i rikonfirmon “dashurinë” Berishës

Lulzim Basha është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nëpërmjet pazareve dhe marrëveshjeve fitimprurëse me Edi Ramën, për përfitim personal. “Masakra zgjedhore” ishte alibia e rradhës për të mbuluar këto pazare.

Për këto arsye dhe shumë të tjera, Partia Demokratike duhet të ringrihet dhe reformohet si një parti e djathtë bashkëkohore, me një projekt të ri të bazuar në idealet e themelimit të saj.

PD-ja e marrë peng duhet ti kthehet demokratëve dhe anëtarësia e saj e gjerë dhe e pandikuar, e pakushtëzuar, duhet të vendosë mbi të ardhmen e saj.

Dorëheqja ose largimi i Lulzim Bashës nga pozitat e Kryetarit në detyrë duhet të jetë akti i parë dhe i menjëhershëm drejt këtij reformimi. Krijimi i një Këshilli Drejtues të përkohshëm, kthimi i votës dhe i mendimit të lirë në parti, si dhe ringritja e të gjitha forumeve të PDSH-së nëpërmjet zgjedhjeve të lira, janë të domosdoshme për ringritjen e Partisë dhe kthimin e besimit.

Reformimi i PD-së do të vijë nga bashkimi i të gjithë kontributeve dhe vlerave ndër vite, konkurenca e lirë dhe meritokracia në Parti. Ne vlerësojmë se Shqipëria ka më tepër se kurrë nevojë për një opozitë të fortë, të pakapur dhe të pandikuar dhe kjo bëhet vetëm me hapjen e Partisë dhe kthimin e institucionit të votës së lirë”, thotë grupi ‘Për PD’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...