Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Berisha nuk ndalet: Ramën dhe Vuçiç i bashkon lidhja e tyre me krimin

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Berisha nuk ndalet: Ramën dhe Vuçiç i bashkon lidhja e tyre me krimin

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryetari i PD-së, Sali Berisha, sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama si të lidhur me bandat kriminale në vend. Ai tha se hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në e penguan lidhjet e kreut të Qeverisë me bandat e Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Berisha shtoi se misioni i tyre është shkurtimi i jetës së qeverisë së Ramës. Kreu i PD-së tha se Rithemelimi është një proces unik i PD-së, ndërsa ka kujtuar dhe humbjet e partisë kur ishte në drejtimin e Lulzim Bashës. 46 anëtarë të Partisë Demokratike do të garojnë sot për t’u zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i PD-së anëtarë të Kryesisë së PD-së.

“Pse e Rithemeluan anëtarët PD-në? Sepse e panë që Shqipëria humbi orientimin e saj europian perëndimor, humbi vokacionin perëndimor të kombit tonë. Hapja e negociatave u shndërrua në një horizont të pakapshëm dhe këtu tani Edi Rama fajin e gjen te Europa dhe përpiqet të kërcënojë Europën.

Faji nuk është te Europa. Ajo ka problemet e veta. Çdo organizim ka problemet e veta, por nuk janë kurrë këto problemet të cilat na lanë ne 8 vite me zero progres dhe na futën në skema të tjera të cilat mund të devijojnë përfundimisht rrugën e integrimit. Çfarë na pengon ne?

Ne na penguan lidhjet e Edi Ramës me krimin. Bjellivuku i Beogradit është Dumani i Tiranës. Një serial killer që vret për llogari të bandave të qeverisë. Cili nuk dinte lidhjet direkte të Ramës me bandën e Elbasanit, Durrësit, Shkodrës? Cili nuk i dinte lidhjet patologjike të Taulant Ballës, me Suel Celën dhe Begon? Të gjithë i dinin. Tani ato kanë dalë sheshit.

Disa muaj më parë në mediat botërore ujku i bardhë i Beogradit u bë personazh i krimit. Tani del qartë se Ramën dhe Vuçiç i bashkon lidhja e tyre me krimin. Dokumente të pakundërshtueshme, akte zyrtare faktojnë se Edi Rama drejton sot një organizatë të vërtetë kriminale. Ky dymetrosh thotë se “unë nuk vjedh se nuk ulem dot të fus dorën në xhepa”. Ky vjedh në çdo firmë. Lexoni se si u ka dhënë ministrave të tij statusin e investitorit strategjik.

Lexoni se si shpërbën parkun e Butrintit, këtë pasuri përrallore të shqiptarëve vetëm e vetëm për të shndërruar 800 ha të tij në resorte, vila të klientelës së tij. Çfarë do të thotë kjo? Ne çdo ditë duhet ti themi vetes pse e Rithemeluan anëtarët PD-në? Misioni ynë është shkurtimi i jetës së qeverisë së Ramës. Do jemi në lartësinë e misionit tonë se shpëtimi i Shqipërisë është shpëtim i identitetit kombëtar të shqiptarëve”.

Tags: Berishakeshilli kombetarPDramaVucic

TË LIDHURA

Trafik droge në Milano, 4 të arrestuar – të përfshirë edhe shqiptarë
Aktualitet

Trafik droge në Milano, 4 të arrestuar – të përfshirë edhe shqiptarë

14:02 | 07/06/2025
Zjarr masiv në fushën e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Zjarr masiv në fushën e mbetjeve në Vlorë

13:48 | 07/06/2025
Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

13:08 | 07/06/2025
Next Post
Rritja e mesatares së pranimit në Bachelor për mësuesi, e vjetruar e diskriminuese

Rritja e mesatares së pranimit në Bachelor për mësuesi, e vjetruar e diskriminuese

Elsa Lila del nga burgu

Elsës, kur e dogjën, nuk iu gjend njeri

“Të lutem më ndihmo”, momenti kur gruaja kërkon ndihmë pasi e sulmojnë (VIDEO)

"Të lutem më ndihmo”, momenti kur gruaja kërkon ndihmë pasi e sulmojnë (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

FSHF: Masa të rrepta sigurie para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Sport

FSHF: Masa të rrepta sigurie para ndeshjes Shqipëri-Serbi

by mirseda
14:07 | 07/06/2025
0

Këtë të shtunë është në program ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset...

Trafik droge në Milano, 4 të arrestuar – të përfshirë edhe shqiptarë

Trafik droge në Milano, 4 të arrestuar – të përfshirë edhe shqiptarë

14:02 | 07/06/2025
Zjarr masiv në fushën e mbetjeve në Vlorë

Zjarr masiv në fushën e mbetjeve në Vlorë

13:48 | 07/06/2025
Nuk zhbllokohet parlamenti as sot

Nuk zhbllokohet parlamenti as sot

13:33 | 07/06/2025
Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

13:08 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com