Një video tronditëse tregon momentet kur një grua duke hipur në një metro të Nju Jorkut, i lutet pasagjerëve që ta ndihmojnë ndërsa ajo sulmohet nga një person.
Personi në fjalë shihet në video duke i kapur flokët gruas, ndërsa e shtyn poshtë në sedilje.
Viktima është dukshëm e shqetësuar dhe bërtet: ‘Ndihmë! Ndihmë!’ ndërsa qytetarët e tjerë shpërfillin lutjet e saj.
Pak çaste më vonë, agresori i bërtet gruas, ‘Çohu!’ përpara se ta shtynte atë në një zonë tjetër të metrosë, përpara se të largohej. Nuk është e qartë se në cilën orë ka ndodhur incidenti dhe për cilën linjë treni ishte.
Kur DailyMail.com kontaktoi Departamentin e Policisë së Nju Jorkut të premten për më shumë informacion mbi sulmin, ata thanë se po e ‘shikonin’, por nuk kishte asnjë raport për incidentin.
Njujorkezët janë tronditur nga dhuna dhe krimet e fundit në rrugët dhe metrotë e qytetit.
Burimi i lajmit: dailymail. Përshtatur nga Tirana Today