bets10casino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetbets10süperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomgrandpashabethititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetperabetmariobetroyalbetdoedajojobet1winjojobetgrandpashabet girişmatbet güncel girişgrandpashabetcasinowoncasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorbetsalvadorpalacebetholiganbetmarsbahisvdcasinobetpuan girişsonbahismercurecasino girişcasinowonbetgitbetpuan giriştambet girişcratosroyalbetbetgitbetciourfa konteynerşanlıurfa konteynerbettiltsuperbetinpusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetjojobetjojobetdeneme bonusugrandpashabettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişVDCasinocasibomsekabet girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinocratosroyalbetholiganbetholiganbet1winbetgitgameofbetcratosroyalbetinterbahisholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren SitelercasibombahiscasinocasinomilyoncasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetjojobetholiganbetmatbetbetciosekabetjojobetmarsbahismatbetimajbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişDeneme Bonusu Veren SitelergrandpashabetŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetbets10betwooncasibomjojobetjojobetperabetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Berisha “non grata”, shpëtimi këtë herë nuk vjen nga Amerika

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore

Andi Bushati

I braktisur de fakto nga Lulzim Basha dhe partia e tij Sali Berisha i është përveshur njërës prej atyre betejave që atë e ndjellin më shumë, pikërisht se ngjajnë krejtësisht të pamundura. Në atë që e konsideron si përpjekje për kthimin në vend të nderit dhe dinjitetit të nëpërkëmbur, ai ka angazhuar me sa duket lobistë përtej oqeanit, për të zbutur sadopak efektin e tmershëm të shpalljes non grata nga sekretari i shtetit, Antony Blinken.

Dhe në këtë luftë të madhe ka arritur të hedhë disa hapa të vegjël. Gjatë një ballafaqimi në komisionin e jashtëm të kongresit, republikani, Lee Zeldin, me pyetjet që i bëri sekretarit të shtetit, tregoi se Blinken ishte shumë pak i informuar për atë çka kishte nënshkruar me Berishën. Ai madje premtoi transparencë për kongresmenët apo gazetarët, ndonëse departamenti që ai drejton ka refuzuar ta bëjë deri më tani këtë. Shumë interesante qe edhe rrëshkitja dhe mosmarrja e përgjegjësisë nga Antony Blinken, lidhur me implikimin e multimiliaderit Xhorxh Soros në këtë vendim.

Pra, pas këtyre miningjarjeve, po të ishte një militant i Berishës do të kishe më shumë argumenta për të besuar në një komplot apo padrejtësi që po i bëhet njeriut që udhëhoqi vendin pesë vite si president dhe tetë të tjerë si kryeministër. Mekanizmat që ai dhe njerëzit pranë tij kanë vënë në punë po i japin disa fryte për të ngritur pikpyetjet e një konspiracion. Po ti shtosh këtyre edhe disa artikuj të botuar në media periferike amerikane, ku gjithmonë opozita shqiptare ka arritur të gjejë hapsira, iluzioni se e vërteta mund të rivendoset në vend bëhet edhe më i fortë për berishistët.

Por, në fakt, nuk është aspak kështu.

Sepse, së pari, në betejën mes lobistëve të pushtetit dhe atyre që mbrojnë kundërshtarët e tij, fitorja e të parëve është e garantuar. Po të mendosh pastaj edhe faktin se regjimi i Ramës, të ardhurat maramendëse që disponon dhe lidhjet personale që ai ka, janë pakrasueshmërisht të pabarabarta, rezultati merret me mend lehtë.

Pra ndonëse arrin të prodhojë ndonjë lajm, ndonëse ia del të bëjë për vete ndonjë kongresmen apo senator, ndonëse grish për të menduar ata që duan ta bëjnë këtë me kokën e tyre pa u përkulur përpara fermaneve të hipefuqisë, Sali Berisha e ka të humbur këtë betejë. Ai zor se do ta shlyejë dot njollën që i vunë.

Por në këtë lojë, për publikun e gjërë, nuk është me interes, as fati personal i liderit historik të PD-së, as nëpërkëmbja e nderit dhe dinjitetit të tij. Në këtë rast ato kanë peshën e çdo qytetari të thjeshtë, madje ndoshta edhe pak më të vogël, duke u nisur nga historia plot njolla e Berishës dhe nga postet që ai ka mbajtur.

Në këtë kontekst, për ne, e rëndësishme është koha që u zgjodh për ta shpallur Berishën non grata dhe motivimi që e përligji këtë akt menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Të para në këtë këndvështrim, ato nuk janë asgjë më shumë sesa një mbështetje e hapur për regjimin e Edi Ramës. Një tentativë për të shuar çdo kundërshtim radikal ndaj vjedhjes së votës. Një politikë e qartë e privilegjimit të stabilokracisë në kurriz të demokracisë.

Ky pra është rezultati real i goditjes në këtë moment të Berishës, dobësimi edhe më i një opozite që edhe kështu gjendet me një këmbë në var.

Prandaj, ngazëllimet e vogla për pyetjet e ndonjë kongresmeni, apo duartroktijet për ndonjë shkrim në media periferike, nuk kanë asnjë vlerë. As fakti se Blinken doli bllof kur u përgjigj për   Lee Zeldin, as ripërsëritja në Washington Times e tezës se Xhorxh Soros ka qenë i implikuar në këtë puç, nuk e zhbëjnë peshoren tashmë të përmbysur të ekuilibrave politike. Ato mund të jenë një mehlem për të qetësuar krenarinë e cënuar dhe nderin e humbur të doktorit, por aspak një vaksinë “made in USA” kundër virusit që po dërrmon demokracinë shqiptare. Sepse përkundër shumë bestytnive historike, ndoshta këtë herë, shpëtimin nuk do ta presim të vijë nga Amerika./Lapsi.al

Tags: AmerikaANDI BUSHATInon gratasali berisha

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026
Aktualitet

“Kam 6 fëmijë dhe…”/ Ish-drejtoresha e Postës përplaset në gjykatë për 69 mln lekët e zhdukura

21:11 | 18/07/2026
Aktualitet

Dy turistë gjermanë bllokohen në malin e Çikës, lëshojnë sinjal SOS

20:52 | 18/07/2026
Next Post

Maas: Negociatat me Shqipërinë dhe me RMV-në do të hapen brenda këtij viti

Lamtumirë Juventus? E fundit nga Ronaldo, agjenti ka kontaktuar 3 skuadra

E vranë pranë foshnjës e bashkëshortit, hetuesit: Vrasësi mund të jetë shqiptar







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com