bets10casino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24mobilbahisjojobetjojobetbets10süperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomgrandpashabethititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetinterbahisroyalbetdoedajojobetcasinomilyoncasinolevantgrandpashabet girişmatbet güncel girişnesinecasino girişibizabetesbet girişamgbahisbetsalvador girişbetsalvador girişpalacebet girişholiganbetmarsbahisvdcasinobetpuan girişnesinecasinoibizabet girişesbetamgbahisbetpuan girişbetsalvadorpalacebetamgbahisbetciourfa konteynerşanlıurfa konteynerbettiltsuperbetinpusulabetjojobetpusulabetpusulabetcasinoperjojobetStarzbetStarzbetdeneme bonusugrandpashabettaraftarium24extrabetrulet siteleritaraftarium24betpuangrandpashabet girişVDCasinocasibomsekabet girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinocratosroyalbetholiganbetholiganbet1winbetgitgameofbetcratosroyalbetinterbahisholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelerbahiscasinoesbet girişcasibomAvrupabetvenombetpusulabetsekabetmatbetimajbetbetciosekabetjojobetmarsbahismatbetimajbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişDeneme Bonusu Veren SitelergrandpashabetŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetbets10betwoonjojobetjojobetperabetjojobetjojobetcasibomkralbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Maas: Negociatat me Shqipërinë dhe me RMV-në do të hapen brenda këtij viti

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë

Nën drejtimin e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, u zhvillua të martën në Berlin konferenca e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, tha të martën (08.06) në Berlin se nuk beson se Konferencat e Para Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do të hapen gjatë presidencës portugeze të BE-së. Ai i quajti përpjekjet që po bën aktualisht Portugalia si kryetare e radhës së BE-së për ta kaluar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në planin dypalësh një “fundament i mirë  për të arritur çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare me këto dy vende në kuadër të presidencës sllovene, në gjysmën e dytë të këtij viti.

Maas: Jam optimist edhe pse po zgjat më shumë se ç’duam

“Jemi në dialog të ngushtë me Slloveninë dhe Portugalinë, në kuadër të presidencës treshe të Këshillit të BE-së, por edhe me Komisionin e BE-së, në mënyrë që të krijojmë premisat që me çdo kusht të hapen konferencat e para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë jam optimist se këtë do ta realizojmë, edhe pse është e vështirë dhe po zgjat më shumë se ç’duam”, tha shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas duke iu përgjigjur kështu një pyetjeje të Deutsche Welle-s.

Ministri i Jashtëm gjerman tha gjithashtu se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor i plotësojnë kushtet e kërkuara, atëherë nuk kemi përse të ngurrojmë me fillimin e negociatave. Maas kishte drejtuar të martën paradite seancën virtuale të konferencës së ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, duke parapërgatitur kështu samitin e fundit të këtij formati, që do të zhvillohet në mënyrë virtuale, më 5 korrik nën drejtimin e kancelares gjermane, Angela Merkel. Veç ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në konferencë morën pjesë edhe ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit, si edhe përfaqësues të nismave të dala nga ky proces.

Solidariteti i përjetuar

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme më parë kishte vlerësuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian dhe synimin që të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor një ditë të jenë anëtare të BE-së. Që kjo perspektivë është më shumë se fjalë, e tregoi edhe një herë solidariteti që tregoi Bashkimi Evropian për kapërcimin e vështirësive të krijuara nga pandemia në këto vende, tha Maas në Berlin.
Maas përmendi si shembull pakon e investimeve prej 12 miliardë eurosh për rindërtimin e ekonomive, që përgatiti Komisioni i BE-së, si edhe ndihmat me vaksina. Ai tha, se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë edhe përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për refoma  në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, “në mënyrë që këto para që po vihen në dispozicion të jenë para të mirëinvestuara edhe nga këndvështrimi i Bashkimit Evropian”.

Vlerësim për Procesin e Berlinit

Maas përmendi gjithashtu edhe arritjet e Procesit të Berlinit, duke e cilësuar një “hap historik” marrëveshjen e planveprimit për krjimin e një tregu të përbashkët rajonal, që u arrit vitin e kaluar, në Samitin e Sofjes. Ai përmendi edhe heqjen e tarifave të roamingut të telefonisë, si diçka pozitive  si edhe shkëmbimet e të rinjve në kuadër  të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit të Rinisë, RYCO, por ai vuri në dukje se ka ende hapa për të bërë për të realizuar marrëveshjet e tjera të arritura, si lëvizja e lirë dhe njohja e ndërsjellë e diplomave profesionale.

Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014. Synimi i tij ishte përmirësimi i bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi. Shumë nisma të marra në Procesin e Berlinit megjithatë nuk kanë arritur rezultatet e duhura, për shkak të çështjeve statusore ende të pazgjidhura mes shteteve në rajon.

/Anila Shuka – DW

Tags: Heiko Maasnegociatatshqiperia

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026
Aktualitet

“Kam 6 fëmijë dhe…”/ Ish-drejtoresha e Postës përplaset në gjykatë për 69 mln lekët e zhdukura

21:11 | 18/07/2026
Aktualitet

Dy turistë gjermanë bllokohen në malin e Çikës, lëshojnë sinjal SOS

20:52 | 18/07/2026
Next Post

Lamtumirë Juventus? E fundit nga Ronaldo, agjenti ka kontaktuar 3 skuadra

E vranë pranë foshnjës e bashkëshortit, hetuesit: Vrasësi mund të jetë shqiptar

Shkarkohet Voltana Ademi, njihuni me kryetarin e ri të shoqatës së Bashkive







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

EMRAT/ 6 bandat më të rrezikshme shqiptare

15:46 | 26/12/2019




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com