Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Bën synet djalin kundër dëshirës, shqiptari e pëson keq

8 vjet ago
in Të Gjitha

Një shqiptar 35 vjeçar nga Kosova, me qëndrim në Gütersloch mund të dënohet me heqje lirie. Kjo mund t`i ndodhë për shkak se e ka bërë synet të birin 6 vjeçar, kundër vullnetit të fëmijës dhe të nënës së tij e cila jeton e ndarë nga 35 vjeçari. Gruaja, e cila po ashtu është e besimit mysliman, ka të drejtën e kujdestarisë për djalin dhe një vajzë, shkruan westfalenblatt.de.

Por, me lejen e saj, në vitin 2015 dy fëmijët kishin kaluar pushimet verore te babai, transmeton albinfo.ch. Ai e kishte shfrytëzuar këtë kohë dhe e kishte çuar të birin në një ordinancë mjekësore në Essen, e cila bën ndërhyrjen kirurgjikale të circumcisionit (synetisë) sipas ritualit mysliman.

Vogëlushi nuk donte të bëhej synet ndërsa nëna e tij e kishte paditur babanë e vogëlushit, ose ish bashkëshortin e saj. Ai ishte dënuar nga Gjykata Penale e Essenit me 6 muaj burg me kusht për shkaktim të qëllimshëm të lëndimit trupor. Por për prokurorinë, ky dënim kishte qenë tepër i butë.

Pas ankesës së bërë nga prokuroria, gjykata superiore, ajo e Landit, e dënon kosovarin me 1 vjet burg, sërish me kusht. Gjyqtarët e kishin gjykuar si rrethanë rënduese faktin se viktima kishte qenë në moshë relativisht të rritur dhe përkundër kësaj, nuk i ishte lejuar të deklarohej për vete, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, edhe fakti se burri kishte vepruar kundër vullnetit të gruas, nënës së fëmijës, përbën një rrethanë rënduese.

Por për prokurorinë, edhe dënimi me një vit burg me kusht duket shumë i ulët. Kështu, ajo e ka dërguar rastin në Gjykatën e Lartë të Landit, në Hamm, ku ka pasur sukses. Kjo gjykatë ka autorizuar një dhomë tjetër të Gjykatës së landit për ta bërë rigjykimin e lëndës.

Sipas Gykatës së Lartë të Landit, gjyqtarët që e kishin pasur në dorë lëndën, kishin dështuar të sqaronin se si ka rrjedhur ndërhyrja e synetisë, transmeton albinfo.ch. Ata nuk i kanë pasqyruar as përmasat e dhembjes dhe as ngarkesën psikike që ka pasur vogëlushi në atë rast.

Po ashtu duhet sqaruar se çfarë pasojash fizike dhe shpirtërore për jetën e mëtutjeshme të vogëlushit do të ketë e gjithë kjo. Në vendimin gjyqësor thuhet më tutje se prindërit që kanë të drejtën e përkujdesjes së fëmijës janë të detyruar ligjërisht që lidhur me një operacion të planifikuar të diskutojnë me fëmijën në mënyrë të përshtatshme për moshën e tij dhe të përpiqen që të bindin atë për ta dhënë pëlqimin. Kur t`i ketë sqaruar të gjitha këto, procesi i ri mund të sjellë një dënim më të ashpër, madje, edhe dënim efektiv, pra jo më me kusht!

Në shenjë respektimi për hebrenjtë dhe myslimanët (qe e kanë në traditë synetinë), Parlamenti Federal në vitin 2012 e kishte lejuar këtë lloj ndërhyrjeje, përcjell albinfo.ch. Por, paragrafi 1631d i Kodit Civil e thotë shprehimisht se kjo leje ka të bëjë me fëmijët meshkuj “të paaftë për të kuptuar dhe gjykuar”. Ndërsa një fëmijë 6 vjeçar, nuk bën pjesë në këtë kategori.

Tags: bëndëshirësdjalinkeqkunderpësonshqiptarisynet

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Lamtumirë tumor! Një hap para për mjekësinë

Parashikimi i motit 20 Janar

Foto/ Dy shqiptarët më të kërkuar në Britani







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com