Foto Galeri

Befasuese/ Tortura dhe luks, si trajtohen të burgosurit në të gjithë botën


               Publikuar në : 17:31 - 01/08/19 S.N

Për herë e më shumë njerëzit janë duke vuajtur dënime me burgim. Sipas Institutit për Kërkime të Politikave Penale, mbi 10 milionë persona janë duke u mbajtur në institucionet penale në mbarë botën. Disa prej tyre janë të paraburgosur dhe të tjerë janë të dënuar.

Në krahasim me vitin 2000, numri i grave që janë në burg është rritur me rreth 50%. Ndërkohë, popullsia e meshkujve në burgje është rritur me afro 18%. Por numri i popullsisë në burgje ndryshojnë shumë në të gjithë globin.

Për shembull, Shtetet e Bashkuara kanë 698 të burgosur për çdo 100,000 qytetarë, ndërsa Danimarka ka 61. Por, veç numrit ka dhe ndryshime të tjera sa i takon cilësisë. Në një shtet një i burgosur mund të ketë akses në instrumente muzikore, video-lojëra etj. Por, në të tjera, ata mund të vuajnë nga mungesa e hapësirës e deri te letra higjienike.

Më poshtë ne po ju sjellim një kolazh të disa qelive në të gjithë botën, për të treguar si shtete të ndryshme i trajtojnë kriminelët. Dhe kontrasti është sa i madh, aq edhe befasues. Qelitë variojnë nga siguria e ulët te ajo maksimale. Nga burgjet e famshme si San Quentin dhe Black Dolphin në Rusi, tek ato më pak të njohura. Ndryshimi drastik vjen për arsye ekonomike, por edhe si shoqëria e vlerëson jetën e dikujt./ Përgatiti: TIRANA TODAY

Burgu Halden, Norvegji Burgu San Pedro, në Bolivi Burgu Quezon, në Filipine Burgu Evin, Iran Burgu Petak Island, Rusi Njësia e Paraburgimit e Kombeve të Bashkuara, Holandë Burgu Maula, në Malawi Burgu Otago Corrections, në Zelandën e Re Burgu Oslo's Skien, Norvegji Burgu Ciudad Barrios, në El Salvador Burgu Black Dolphin, Rusi Burgu Landsber, Gjermani Burgu Bastøy, Norvegji Burgu Luzira, Uganda Burgu Aranjuez, Spanjë
<
>
Rojet në burgun San Pedro, në Bolivi sigurohen që vetëm të mbajnë të burgosurit të kapur në burg. Ndërkohë ajo çfarë ndodh brenda varet nga të burgosurit dhe funksionon ligji i të fortit. Të burgosurit duhet të blejnë qeli nga të burgosurit e tjerë. Ata që janë më të pasur jetojnë në zonën e quajtur “La Posta”. Atje të burgosurit kanë banjo private, një kuzhinë dhe televizion kabllor. Një qeli e tillë kushton rreth 1,500-1,800 dollarë. Ata që janë më të pasur mund të blejnë qeli luksoze, me tre kate dhe vaskë. Shumë prej të burgosurve jetojnë me familjet e tyre. Pasi besohet se brenda burgut janë më të sigurt sesa në rrugët e varfra. Brenda në burg prodhohet edhe kokainë dhe shumë prej tyre e sigurojnë jetesën duke ia shitur turistëve. Edhe pse turizmi në burg është i paligjshëm, shumë njerëz arrijnë të bëjnë tur duke korruptuar rojet.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT