E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

“Ndryshimi i kasave fiskale aferë”, Basha zbulon kush qëndron pas projektit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha e konsideron si aferë planin e qeverisë për të hequr kasat fiskale.

Në takimin e tij me strukturat e PD-së në Cërrik, Basha komentoi gjendjen e rëndë ekonomike, teksa ka renditur disa akte të rënda korrupsioni, të cilat sipas tij, pasurojnë kryeministrin Edi Rama dhe një grusht klientësh të tij.

Shqiptarët janë të papunë për shkak të vjedhjes dhe të hajdutërisë së Edi Ramës të cilën nuk e ka parë dhe nuk e ka njohur Ballkani. Shikoni Milot Balldrenin, 7-fish koston e rrugës, shikoni Orikum-Vlorë. Vetëm këtë javë shikoni vjedhjet që bëjnë me tenderin e uniformës së policisë, dyfish i çmimit, nga 15 milionë në 30 milionë. Shikoni aferën tjetër me kasat fiskale siç e paralajmëruam para disa muajsh, Çdo biznes do të paguajë tarifë shtesë. Nuk ka kompani kroate. Është Olsi Rama. Pra, është Edi Rama që do t’i fusë ato para në xhep. Grabitja dhe pasurimi i tij dhe një grushti oligarkësh është i vetmi shkak për varfërimin e shqiptarëve, për rritjen e kostos së jetës, për shpunësimin masiv, për pamundësinë për të gjetur një vend pune”, deklaroi Basha.

Basha shprehet se kjo krizë nuk zgjidhet përmes pazareve por do të mbyllet vetëm psi të jenë çuar para drejtësisë të gjithë pushtetarët që kanë kryer krime.

Kjo krizë do të zgjidhet përmes parimeve, jo përmes pazareve, përndryshe krizat do të përsëriten. Në Evropë çdokush që kapet me këto krime shkon para drejtësisë. Kjo krizë nuk do të mbyllet pa çuar para drejtësisë të gjithë pushtetarët e kapur në krim elektoral dhe në vjedhje të pasurive të shqiptarëve.

Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve. Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm me politikanë me pranga në duar”, tha Basha.

Lexo edhe :   Thellohen spastrimet në PD/Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Veshka e derrit transplantohet te njeriu (FOTO)

Për herë të parë, një veshkë derri është transplantuar në një njeri, pa shkaktuar refuzim të menjëhershëm nga sistemi imunitar i marrësit, një përparim...

Shpërthim i fuqishëm gazi në Kinë/Publikohen pamjet ‘apokaliptike’ (VIDEO)

Të paktën 3 persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant, në qytetin verilindor...

Evi Kokalari i publikon dokumentin Bashës: Të nis një investigim për këto afera

Që kur u shfaq në "Foltoren" e Sali Berishës si një mbështetëse "amerikane" e ish-kryeministrit në “luftën” e tij kundër SHBA-së, Evi Kokalari nuk...

Thellohen spastrimet në PD/Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier

Lulzim Basha ka marrë një tjetër vendim, për të shkarkuar një tjetër emër nga radhët e PD-së. Dita-ditës, kryedemokrati po fakton se mbetet i...

PD e vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes “Becchetti”

Pak kohë më parë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë me 110 milionë euro, për konfliktin me biznesmenin...