pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvsmartbahistaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuandinamobetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetsuperbetinmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetcasinowonholiganbetbahiscasinocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibommeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Befasuese/ Tortura dhe luks, si trajtohen të burgosurit në të gjithë botën

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant

Për herë e më shumë njerëzit janë duke vuajtur dënime me burgim. Sipas Institutit për Kërkime të Politikave Penale, mbi 10 milionë persona janë duke u mbajtur në institucionet penale në mbarë botën. Disa prej tyre janë të paraburgosur dhe të tjerë janë të dënuar.

Në krahasim me vitin 2000, numri i grave që janë në burg është rritur me rreth 50%. Ndërkohë, popullsia e meshkujve në burgje është rritur me afro 18%. Por numri i popullsisë në burgje ndryshojnë shumë në të gjithë globin.

Për shembull, Shtetet e Bashkuara kanë 698 të burgosur për çdo 100,000 qytetarë, ndërsa Danimarka ka 61. Por, veç numrit ka dhe ndryshime të tjera sa i takon cilësisë. Në një shtet një i burgosur mund të ketë akses në instrumente muzikore, video-lojëra etj. Por, në të tjera, ata mund të vuajnë nga mungesa e hapësirës e deri te letra higjienike.

Më poshtë ne po ju sjellim një kolazh të disa qelive në të gjithë botën, për të treguar si shtete të ndryshme i trajtojnë kriminelët. Dhe kontrasti është sa i madh, aq edhe befasues. Qelitë variojnë nga siguria e ulët te ajo maksimale. Nga burgjet e famshme si San Quentin dhe Black Dolphin në Rusi, tek ato më pak të njohura. Ndryshimi drastik vjen për arsye ekonomike, por edhe si shoqëria e vlerëson jetën e dikujt./ Përgatiti: TIRANA TODAY

Burgu Halden është një burg me siguri maksimale në Norvegji. Ai ka tre njësi kryesore dhe pranon të burgosur nga e gjithë bota, por nuk ka mjete tradicionale të sigurisë. Burgu u krijua në vitin 2010 me fokus rehabilitimin; modeli i saj nxit jetën jashtë burgut. Ndër aktivitete të tjera, sportet dhe muzika janë të disponueshme për të burgosurit, të cilët bashkëveprojnë me personelin e paarmatosur për të krijuar një sens bashkësie.
Rojet në burgun San Pedro, në Bolivi sigurohen që vetëm të mbajnë të burgosurit të kapur në burg. Ndërkohë ajo çfarë ndodh brenda varet nga të burgosurit dhe funksionon ligji i të fortit. Të burgosurit duhet të blejnë qeli nga të burgosurit e tjerë. Ata që janë më të pasur jetojnë në zonën e quajtur “La Posta”. Atje të burgosurit kanë banjo private, një kuzhinë dhe televizion kabllor. Një qeli e tillë kushton rreth 1,500-1,800 dollarë. Ata që janë më të pasur mund të blejnë qeli luksoze, me tre kate dhe vaskë. Shumë prej të burgosurve jetojnë me familjet e tyre. Pasi besohet se brenda burgut janë më të sigurt sesa në rrugët e varfra. Brenda në burg prodhohet edhe kokainë dhe shumë prej tyre e sigurojnë jetesën duke ia shitur turistëve. Edhe pse turizmi në burg është i paligjshëm, shumë njerëz arrijnë të bëjnë tur duke korruptuar rojet.
Në burgun Quezon, në Filipine zhvillohet një betejë e pamëshirshme dhe e vazhdueshme për hapësirën, ujin dhe ushqimin aspak higjenik. Në qelitë të ndërtuara për 20 njerëz, qëndrojnë 160 deri 200 të burgosur. Atyre iu duhet të flenë me radhë në dyshemenë e çarë të çimentos. Po ashtu poshte krevateve, apo në krevatet e improvizuara me batanije.
Edhe pse regjimi iranian e mohon vazhdimish, burgu Evin njihet për torturat që i bën të burgosurve. Si pasojë e arrestimit të shumë intelektualëve, burgu njihet edhe si ‘Universiteti Evin’. Burgu është jashtëzakonisht i mbipopulluar, higjiena është shumë e keqe. Dhe në verat e nxehta të Iranit, temperaturat arrijnë deri në 45 gradë Celsius. Nuk ka asnjë formë ajrimi. Uji është i papijshëm dhe ushqimi i cili vjen në proporcione të vogla është shumë i keq. Shërbimet mjekësore thuajse janë inekzistente. Trajtimi bëhet me qëllim që të burgosurit politikë të thyejnë heshtjen dhe të flasin. Kontakti me botën e jashtme është i shkëputur. Telefonatat dhe vizitat nga familjarë janë të ndaluara, madje edhe rojet janë të urdhëruar të qëndrojnë të heshtur.
Burgu Petak Island, shpesh referohet si “Alcatrazi i Rusisë”. Aty qëndrojnë kriminelët më të rrezikshëm rusë. Veç torturave psikologjike, pasi qëndrojnë 22.5 orë në ditë të izoluar. Pjesa më e madhe e të burgosurve iu lejohet të kenë vetëm 2 vizitorë në vit. Për tu arratisur është e pamundur, pasi burgu është i rrethuar nga ujërat e akullta të Liqenit të Bardhë.
Njësia e Paraburgimit e Kombeve të Bashkuara (UNDU) është një burg i administruar nga OKB, në Holandë. Është themeluar në vitin 1993 si pjesë e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë. Tani shërben si qendra e ndalimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, ku individët ndiqen penalisht për krimet ndërkombëtare të gjenocidit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës. Burgu strehon të dyshuarit e ndaluar gjatë gjykimit të tyre dhe ata të dënuar nga gjykata. Çdo qeli ka zonën e vet të tualetit dhe të larjes. Të burgosurit kanë qasje në një palestër, ata gjithashtu mund të gatuajnë vetë. Një kompjuter personal vendoset në çdo qeli, ku të burgosurit mund të shohin materiale për çështjet e tyre.
Burgu Maula, në Malawi, është jashtëzakonisht i mbipopulluar, mbi 200 njerëz qëndrojnë në qeli që mbajnë vetëm 60 persona. Të burgosurit shumë prej të cilëve janë emigrantë Etiopas, duhet të ndajnë një tualet për 120 persona dhe një rubinet për 900 persona. Të burgosurit ushqehen vetëm një herë në ditë, për shkak të buxhetit të vogël të qeverisë. Meshkujt lejohen të luajnë futboll dhe gratë mund të luajnë basketboll.
Burgu Otago Corrections, në Zelandën e Re, është një vend ku të burgosurit mund të qetësohen dhe kryejnë dënimin. Edhe pse burgu më tepër ngjan si dhomë e një adoleshenti, më tepër se një qeli. Burgu i siguron të dënuarve lehtësi shëndetësore dhe një librari e dizajnuar për t’i bërë të ndjehen pjesëtarë të shoqërisë.
Burgjet në Norvegji kanë për qëllim që të përshtatin sa më shumë kushtet e brendshme me ato të jashtme. Në mënyrë që t’i përgatisin sa më shumë të burgosurit për tu ri-integruar në shoqëri. Në burgun Oslo’s Skien, të burgosurit janë banjo private, televizor, lojëra online dhe akses për të shkuar në palestër dhe kopsht. Vrasësi masiv Anders Breivik është duke vuajtur dënimin prej 21 vitesh atje. Ai tentoi të padiste shtetin për kushtet “e tmerrshme” që të burgosurit kanë. Por, jeta e tij mund të duket luks për shumë njerëz. Qelia e tij ka tre dhoma, një për të jetuar, një për të studiuar dhe një për aktivitete fizike. Veç televizorit ka një kompjuter pa internet dhe lojëra. Po ashtu ka mundësi ta përgatisë vetë ushqimin dhe të lajë rrobat.
Qelitë në burgun Ciudad Barrios, në El Salvador janë 12 metra të gjera dhe 15 metra të larta. Por, kryesisht në të qëndrojnë mbi 30 njerëz. Në fillim u krijuan me funksionin si qeli 72-orësh, por shumë të burgosur qëndrojnë më shumë se 1 vit, të gjithë njëri mbi tjetrin.
Në burgun famëkeq Black Dolphin, Rusi, të burgosurit qëndrojnë në një qeli 50 metra katror, e izoluar me tre dyer çeliku. Të burgosurit jetojnë në një qeli brenda një qelie dhe survejohen 24 orë. Në këtë burg janë disa nga kriminelët më brutalë, përfshirë vrasësit serial, kanibalët dhe terroristët. E vetmja mënyrë për tu arratisur, është vdekja.
Burgu Landsber, Gjermani është edhe vendi ku Hitleri shkroi “Lufta ime”. Si edhe 278 nazistë vuajtën dënimin për krime lufte. Burgu siguron 36 kurse për profesione si furrtar, elektricist, piktor, kasap, marangoz, rrobaqepës, këpucëtar, punëtor ngrohje dhe ventilimi dhe muratorë.
Burgu Bastøy është burgu më i madh me siguri të ulët në Norvegji. Burgu është i organizuar si një komunitet i vogël lokal me rreth 80 ndërtesa, rrugë, zona plazhi, peizazh kulturor, fushë futbolli, tokë bujqësore dhe pyje. Përveç funksioneve të burgut, ka një dyqan, bibliotekë, zyrë informacioni, shërbime shëndetësore, kishë, shkollë, NAV (shërbime sociale qeveritare), bankën e të akuzuarve, shërbimin e trageteve (me agjencinë e tij të transportit detar) dhe një far ku bëhen takime dhe seminare të vogla. Teksa disa prej të burgosurve janë vrasës dhe përdhunues, kritikët i quajnë kushtet ‘të buta’ dhe ‘luksoze’.
Në Luzira, Uganda, të burgosurve u jepen shumë përgjegjësi. Të burgosurit marrin përgjegjësi për ruajtjen e harmonisë dhe funksionalitetit të njësive ku ata jetojnë. Përfshirë rritjen dhe korrjen e ushqimit, përgatitjen e tij dhe shpërndarjen e tij brenda burgut
Burgu Aranjuez në Spanjë i lë prindërit dhe fëmijët të qëndrojnë bashkë, kur një nga pjesëtarët është i burgosur. Me personazhe të animuar në mure, dhomë fëmijësh dhe shesh lojërash. Qëllimi është të shmangin me aq sa munden, që fëmija të kuptojë se një nga prindërit është në qeli.
Tags: befasueseboteburgosuritkushtetluksparaburgosurte denuartorturatrajtohen

TË LIDHURA

Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Ligji i ri/ Si ndryshojnë 120 mijë kasat fiskale, tri fazat për instalimin dhe kush do preket

“Ndryshimi i kasave fiskale aferë”, Basha zbulon kush qëndron pas projektit

Rusi/ Shi artificial për shuarjen e zjarreve në Siberi







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

by mirseda
22:39 | 12/06/2026
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do ta lejojë kurrë Iranin të ketë armë bërthamore....

Rritje 20% e aksioneve të SpaceX, Musk shkruan histori si trilioneri i parë në botë

22:11 | 12/06/2026

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, mbushin kryqëzimin e sheshit “Willson”

22:10 | 12/06/2026

SHBA-ja publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

22:07 | 12/06/2026

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 në Greqi, mbi 1.000 persona në bord

21:51 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com