E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Befason Harxhi: I njoh zgjedhjet e 25 prillit

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi zhvilloi një bashkëbisedim me demokratë në qytetin e Beratit, në kuadër të turit të saj për zgjedhjet e 13 qershorit.

Gjatë fjalës së saj, Harxhi u shpreh se e njeh rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, pasi këto zgjedhje janë njohur edhe nga ndërkombëtarët. Kjo deklaratë bie ndesh me atë të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili i ka cilësuar një masakër elektorale zgjedhjet parlamentare.

Harxhi tha se Partia Socialiste ka fituar, teksa shtoi se këtë fakt e tregojnë edhe shifrat. Sipas saj, analiza që duhet bërë brenda kampit blu, është fakti se pse nuk u arrit që elektorali gri të dilte në votime.

Edith Harxhi: ”Unë i njoh zgjedhjet sepse zgjedhjet janë njohur nga ndërkombëtaret. Ata kanë fituar. Shifrat flasin vetë, nuk jemi ata që duhet te themi që  vota është vjedhur, por shifra e pjesëmarrjes është e njëjtë, si në 2017, pse ne nuk arritëm të nxjerrim elektoratin gri?’’

Më 13 qershor, Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri. Përballë Lulzim Bashës, do të garojnë Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...