E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Hetimet/ 10 të dyshuar për vrasjen e nënës 20-vjeçare në sy të foshnjes

Shkon në dhjetë numri i të dyshuarve për vrasjen e 20 vjeçares Caroline Crouch në Glyka në lagjen Glika Nera të Athinës në syrin e foshnjes së saj. Një artikull i publikuar sot në gazetën “The Sun” në lidhje me vrasjen e Caroline nga grabitësit në shtëpinë e saj , thotë se policia ende nuk ka arritur të gjejë autorët edhe pse kanë kaluar disa javë nga vrasja që tronditi Greqinë.

Raporti i cili mban foton e nënës së re, ka një rrëfim të bashkëshortit të së ndjerës i cili thotë se “Policia dështoi, shpresat po zbehen”. Ndërsa eksperti Apostolos Lytras thekson se nuk ka shumë prova për të çuar drejt zbardhjes së ngjarjes. “Asnjë mostër e ADN-së ose gjurmët e gishtërinjve nuk u gjetën, gjë që nuk e ndihmon kërkimin pasi nuk ka shumë prova. Diçka nuk shkon”, është shprehur ai.

Gazeta britanike raporton gjithashtu se autoritetet janë përqendruar në dhjetë kriminelë të dyshuar nga vende të ndryshme. “Është një rast i dyshimtë. Do të na duhen më shumë sesa e kishim menduar për të gjetur autorët”, tha një oficer i policisë greke.

Ngjarja

E reja u vra nga grabitësit që u futën në shtëpinë e saj, ku jetonte me bashkëshortin dhe vajzën e tyre të vogël. Ngjarja ndodhi  disa minuta pas orës 05:00 mëngjesit fatal të 11 majit. Në fillim u duk sikur u arrit në gjetjen e disa indiktatorëve që mund të zbulonin ngjarjen. Mediat greke dhanë pamjet e kamerave të zonës ku dukej një makinë e errët kalon në orën 05:07 të mëngjesit të së martës 11 maj dhe katër minuta më vonë, në 05:11, kalon motori, drejtuesi i të cilit duket se ka veshur një xhup me kapuç. Por ky material nuk ka dhënë ende ndonjë detaj për të bërë të mundur zblumin e autorëve.

Caroline Crouch ishte zhvendosur në Athinë pasi ishte martuar me pilotin e helikopterit Charalambos ‘Babis’ Anagnostopulos. Çifti ishte takuar në ishullin Alonissos ku ajo u varros muajin e kaluar

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...