Bebe Rexha ishte nominuar në dy kategori në Grammy Awards. Ajo nuk arriti që të fitonte asnjë çmim në eventin e madh muzikor, që u mbajt në Staples Center në Los Angeles më 10 shkurt.
Por Bebe nuk është mërzitur aspak. Madje në një postim në Instagram, u shpreh se ishte e nderuar që ishte pjesë e Grammy, dhe se për të fitorja janë nominimet.
“Faleminderit Grammy Awards për mbrëmjen më të mrekullueshme, dhe nderin që isha e nominuar në dy kategori me artistë kaq të talentuar dhe të respektuar. Sonte jam në një festë mes ‘një fituese dhe humbëse’, sepse për mua fitorja janë nominimet”.