Foto Galeri

Bebe Rexha doli pa një çmim Grammy: Për mua me rëndësi janë nominimet (foto)

               Publikuar në : 10:34 - 11/02/19 marsela

Bebe Rexha ishte nominuar në dy kategori në Grammy Awards. Ajo nuk arriti që të fitonte asnjë çmim në eventin e madh muzikor, që u mbajt në Staples Center në Los Angeles më 10 shkurt.

Por Bebe nuk është mërzitur aspak. Madje në një postim në Instagram, u shpreh se ishte e nderuar që ishte pjesë e Grammy, dhe se për të fitorja janë nominimet.

“Faleminderit Grammy Awards për mbrëmjen më të mrekullueshme, dhe nderin që isha e nominuar në dy kategori me artistë kaq të talentuar dhe të respektuar. Sonte jam në një festë mes ‘një fituese dhe humbëse’, sepse për mua fitorja janë nominimet”.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT