Ekonomi

Këmbimi valutor/Euro e Paundi në të njëjtat vlera

               Publikuar në : 10:47 - 11/02/19 M. S

Në tregun valutor vendas, monedhat e huaja qëndrojnë pothuajse të pandryshuara nga java e kaluar.

Monedha europiane qëndron në nivelin e 124 lekëve, trajektore kjo e ndjekur prej disa ditësh me radhë.

Referuar të dhënave të siguruara nga ‘Credins Bank”, një euro shitet sot me 124.70 lekë.

Dollari amerikane me luhatshmëri të vogla pozitive. Blihet sot me 109.40 lekë dhe shitet me 110 lekë.

Paundi britanik mbetet i pandryshuar. Blihet sot me 141.30 lekë dhe shitet me 142.20 lekë.

Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:

EUR/ALL     124.00 -124.70
USD/ALL     109.40 -110.00
GBP/ALL     141.30 – 142.20
AUD/ALL     77.50 –  78.50
CAD/ALL     82.30  –  83.00
CHF/ALL     109.30 – 110.00. (Burimi: SCAN)

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT