Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

BE rrezikon të shpërbëhet, Rusia nis revanshin  

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
BE rrezikon të shpërbëhet, Rusia nis revanshin  

Jo shumë kohë më parë, studiues dhe analistë parashikuan ardhjen e menjëhershme të një Evrope të re, pesha ekonomike dhe demografike e të cilës do të garantonte që kontinenti i vjetër të ishte një udhëheqës global, dhe një kundërpeshë ndaj Shteteve të Bashkuara, jo vetëm në ekonomi por edhe në terma gjeostrategjike.

Në fakt, sot projekti i përbashkët evropian gjendet në vështirësi serioze; entuziazmi i dikurshëm për federalizmin dhe mbi-nacionalizmin, po i lë vendin shenjave që paralajmërojnë rikthimin e nacionalizmit, rënies së autoritetit, dhe shtimit të rebelimit të opinionit publik ndaj elitave. Gjermania doli nga zgjedhjet e fundit parlamentare me një skenë më të copëtuar politike; e cila është pjesë e një prirjeje më të madhe në Evropë, drejt fragmentimit politik dhe ri-reshtimit (si në Holandë dhe Francë).

Katër rrymat kryesore, tanimë në plan të parë, po e riformësojnë Evropën, duke ripërkufizuar jo vetëm vizionin e madh që dikur mbështeste projektin evropian, por edhe sigurinë e kontinentit, politikat, përbërjen etnike dhe kulturën. Së pari, vizioni i një Evrope të bashkuar, që vetëm një dekadë më parë kremtohej si rruga e të ardhmes nuk ekziston më, pasi është zëvendësuar me plane të ndryshme për një “Evropë me shumë nivele”.

Apeli i zakonshëm i elitës për “më shumë Evropë”, i dëgjuar veçanërisht në Gjermani dhe Francë, flet në fakt për pamundësinë e parisë politike apo ndoshta mosgatishmërinë e saj për të pranuar realitetin, se nacionalizmi i ripërtërirë në të gjithë kontinentin nuk është më një faktor rudimentar, por një ndjenjë gjithnjë e më e fuqishme publike.

Së dyti, asnjë çështje nuk e ka ripërcaktuar më shumë të ardhmen politike të Evropës në dekadën e ardhshme, sesa rritja e fluksit të emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore në vitet 2015-2016. Efektet e saj vazhdojnë të përhapen në të gjithë kontinentin, duke nxjerrë në pah ndryshimet afatgjata në kulturën dhe politikën evropiane, përfshirë ndarjen e Bashkimit Evropian në hemisferën perëndimore dhe atë lindore, kur bëhet fjalë për emigracionin.

Vala më e madhe emigratore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, do të shndërrohet në një faktor gjithnjë e më emergjent, në kushtet kur popujt vendas të kontinentit vazhdojnë të plaken dhe zvogëlohen në numër.  Rezultatet e fundit të zgjedhjeve në Gjermani me futjen në parlament të partive ekstremiste, sikurse është Alternativa për Gjermaninë, dëshmojnë qartë fundin e Wilkommenskultur (kulturës gjermane të mirëseardhjes).

Së treti, rikthimi i konfliktit ndërshtetëror në periferinë e NATO-s, është më shumë sesa thjesht përpjekja e Rusisë për të rivendosur ndikimin e saj në sferën post-sovjetike. Ajo e ka detyruar Evropën të rishikojë çështjet themelore në lidhje me dobishmërinë e fuqisë ushtarake, dhe mbi të gjitha rolin e forcave evropiane.

Çështja nëse evropianët do të arrijnë të gjenerojnë aftësi kuptimplota ushtarake, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, pasi Brexit do të drejtojë një prej forcave kyçe të Evropës të rifokusohet tek NATO, dhe në vazhdimësi në aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht deklaratave të ndryshme nga anëtarët evropianë të NATO-s, se do të përmbushin kërkesën e Aleancës për shpenzimet në nivelin 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen, vetëm të ashtuquajturat shtete lindore si shtetet baltike, Polonia dhe Rumania kanë demonstruar se shoqëritë e tyre janë të gatshme të përgatiten për mundësinë e një konflikti të armatosur.

Sfida e katërt, është rritja e valës së nacionalizmit dhe separatizmit në të gjithë Evropën, e parathënë edhe nga referendumi i fundit dhe lufta për pavarësinë e Katalonjës në Spanjë. Dekadat e politikave multikulturore në të gjithë Evropën Perëndimore, të nxitura nga segmente të mëdha të elitave evropiane, nuk kanë rezultuar me formimin e një identiteti pan-evropian, por kanë krijuar një reaksion që ka e nxjerrë sërish etnonacionalizmin në ballë të politikës evropiane.

Rezultati neto, mund të jetë shumë mirë një shtytje drejt një fragmentimi progresiv të shteteve evropiane. Ky model i frakturimit të brendshëm dhe destabilitetit të mundshëm, ka të ngjarë të ndikojë më shumë Evropën Perëndimore, pjesërisht për shkak se ajo është zona ku është zhvilluar më së shumti eksperimenti multikulturor, dhe gjithashtu sepse rajoni sot po bëhet shpejt një vend ku kulturat dhe fetë e dallueshme, si ato vendase por edhe ato të komuniteteve emigrante, konkurrojnë për hapësirë ​​dhe njohje.

Shtegu që ka ndjekur projekti evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë, duket të jetën në fundin e tij. Ideja që një organizatë e bazuar në traktate, e rrënjosur fillimisht në idenë e një hapësire ekonomike të përbashkët, mund të shndërrohet në një supershtet gati federal të llojit që mund të “zgjerojë dhe thellojë” integrimin e kontinentit ka bërë gjithçka por jo rrugën e vet.

Dhe nuk e ka bërë këtë si rrjedhojë e presionit të jashtëm, luftës apo krizave  ekonomike, por sepse koncepti që një burokraci e centralizuar në Bruksel, të cilës i mungonte mandati popullor, mund të zëvendësonte interesat kombëtare dhe prioritetet e çdo shteti anëtar të BE-së, u dëshmuan të ishin po aq fantastike sa edhe ideja për të zbatuar një politikë monetare të përbashkët në eurozonë, duke ia lënë vendimet fiskale qeverive individuale.

Sfidat kryesore të përshkruara më sipër, duhet të regjistrohen plotësisht me udhëheqësit politikë të Evropës. Prandaj, në mungesë të angazhimeve strategjik nga ana e kryeqyteteve të Evropës që synojnë adresimin dhe jo vetëm soditjen e problemit, dekada e ardhshme ka gjasa të krijojë më shumë konflikte dhe fragmentim. Dekada e ardhshme, po formësohet për t’u bërë më kërkuese dhe komplekse, dhe kryeqytetet e Evropës mbeten më hezituese se kurrë më parë për të lëvizur përtej një stili reaktiv të menaxhimit të krizave të qeverisjes.

Perëndimi i një “Evrope gati të federalizuar”, nuk do të thotë që Evropa s’mund të ketë një të ardhme të përbashkët. Nevoja për një treg të përbashkët evropian, për rritjen e tregtisë dhe për grumbullimin dhe ndarjen e burimeve për sigurinë dhe mbrojtjen, është po aq jetike sa ishte edhe në vitin 1951, kur Traktati i Parisit promovoi idenë e një Evrope të madhe.

Por mbërritja atje, do të kërkojë më shumë se sa përsëritja mekanikisht e motos “më shumë Evropë” – dhe më shumë sesa paralajmërimet e atyre që vënë në dyshim kursin e politikës në Bruksel. Në vend që të kapen pas një formule që gjithnjë e më shumë po refuzohet nga qytetarët, menaxherët e projektit evropian duhet të përqafojnë negociatat e vërteta të dhënies dhe marrjes ndërmjet shteteve anëtare të BE-së, në lidhje me parimet mbi të cilat duhet të bazohet projekti. Ky diskutim, duhet të ndërtohet mbi themelin e respektit mbi sovranitetin kombëtar dhe interesat shtetërore, dhe duhet të konfirmojë ndërkaq idenë e një Evrope që është më e madhe se sa shuma e pjesëve të saj të veçanta.

Shënim: Andrew A. Michta është dekani i Kolegjit të Studimeve Ndërkombëtare dhe të Sigurisë në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë George C. Marshall.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: beevropaGjermaniaNATOnisurrevanshinrrezikonrusiaSHBAshperbehet

TË LIDHURA

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …
Bota

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …

10:28 | 21/02/2026
Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

22:40 | 20/02/2026
Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur
Kryesore

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Next Post
Flamur Noka: Ja cili ishte turpi i Parlamentit sot

Noka: Tahiri “shiti” me dokumente makinën kur e denoncoi Zagani

Saimir Tahiri, “viktima” e parë e trafikut të drogës

Saimir Tahiri, “viktima” e parë e trafikut të drogës

Tottenham zhbllokon sfidën në Madrid, City leksion Napolit (Video)

Tottenham zhbllokon sfidën në Madrid, City leksion Napolit (Video)







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Sherri për ekspresin e kafes/ Akuzohet se ndihmoi të arratisej autori i vrasjes në Manzë,
Aktualitet

Sherri për ekspresin e kafes/ Akuzohet se ndihmoi të arratisej autori i vrasjes në Manzë,

by mirseda
12:43 | 21/02/2026
0

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan vendimin...

Sherr për pronën në Gjirokastër, 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin

Sherr për pronën në Gjirokastër, 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin

11:41 | 21/02/2026
Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …

10:28 | 21/02/2026
Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

10:09 | 21/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com