Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

BE-ja shpreh sërish përkushtimin për “ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor”

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
BE-ja shpreh sërish përkushtimin për “ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor”

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ritheksuan të mërkurën përkushtimin për ardhmërinë e evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, por nuk bënë asnjë zotim për ndonjë proces më të shpejtë të zgjerimit.

Të mërkurën pasdite udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe ata të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, diskutuan në një video konferencë, e cila zëvendësoi planet për samitin e Zagrebit i cili u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Deklarata përfundimtare, u quajt deklarata e Zagrebit, e cila vendeve të Ballkanit ju referua si “partnerë” për shkak të qëndrimit të Spanjës ndaj pavarësisë së Kosovës, e cila mori pjesë në konferencë, meqë pjesëmarrësit e Ballkanit u paraqitën pa emrat e shteteve dhe pa simbole.

Në deklaratë thuhet se Bashkimi Evropian mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit për t’u dhënë përparësi demokracisë dhe sundimit të ligjit, posaçërisht për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisjes së mirë dhe respektimit të të drejtave të pakicave.

Një pjesë e dokumentit i kushtohet luftës kundër pandemisë së koronavirusit dhe ndihmës prej 3.3 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian për vendet e rajonit të Ballkanit në përballjen e tyre me pasojat e pandemisë. Por, zyrtarët evropianë thanë se nuk “është vlerësuar sa duhet ndihma e BE-së”, që tejkalon shumëfish ndihmat mjedisore të Kinës dhe Rusisë për Serbinë dhe Bosnjën në fillim të pandemisë.

Bashkimi Evropian u bëri thirrje vendeve të rajonit që të harmonizojnë qëndrimet e tyre me politikën e Jashtme të BE-së.

Mes tjerash në deklaratë thuhet se Bashkimi Evropian mbështet plotësisht “angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, përfshirë me shtetet anëtare të BE-së”.

Po ashtu aty theksohet se “përpjekje të mëtejshme dhe vendimtare duhet t’i kushtohen pajtimit dhe qëndrueshmërisë rajonale, si dhe gjetjes dhe zbatimit të zgjidhjeve përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet dhe çështjet dypalëshe, të rrënjosura në trashëgiminë e së kaluarës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vendosura, përfshirë Marrëveshjen për Çështjet e Trashëgimisë. Ne mirëpresim emërimin e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për bisedimet Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”.

Pjesa më e madhe e deklaratës është e ngjashme me atë të samitit të Sofjes së majit të vitit 2018, ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Procesi i zgjerimit nuk ka shënuar ndonjë lëvizje, ndërsa vendet e rajonit ndodhen në faza të ndryshme të integrimit.

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha në fund të samitit se vetë takimi “është dëshmi se për ne Ballkani Perëndimor është përparësi absolute. Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE dhe për këtë nuk ka dyshim”, tha ajo.

I vetmi ndryshim nga viti 2018 është se më 24 mars vendet anëtare të Bashkimit Evropian në një video konferencë vendosën në favor të hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja ndërmjet Shkupit dhe Athinës për emrin, i hapi rrugën Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve me BE-në, ndonëse statusin e kandidatit ajo e kishte marrë që më 2005.

Për Shqipërinë janë renditur një sërë kushtesh që duhet plotësuar përpara Konferencës ndërqeveritare që shënon edhe fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim.
Nga gjashte vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia kanë hapur negociatat kohë më parë dhe llogariten si favorit.

Ndërsa e fundit në proceset integruese mbetet Kosova për shkak të mosnjohjes nga pesë vende të Bashkimit Evropian. Qytetarët e Kosovës janë po ashtu të vetmit që nuk mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “para 20 vitesh në Samitin e Zagrebit iu ofrua perspektiva evropiane Kosovës dhe Ballkanit. Është e dhimbshme që sot të dëgjojmë përkushtimin e njëjtë, por pa vendim për liberalizimin e vizave, e madje pa statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, përkundër që i kemi përmbushur të gjitha kriteret”./VOA

Tags: Ballkani Perëndimorbeperkushtimin

TË LIDHURA

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë
Bota

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C
Bota

Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C

21:50 | 12/07/2025
Trump vlerëson reagimin ndaj katastrofave në Teksas, por e ardhmja e FEMA-s është e errët
Bota

Trump vlerëson reagimin ndaj katastrofave në Teksas, por e ardhmja e FEMA-s është e errët

21:30 | 12/07/2025
Next Post
Rrjedhje gazi në një kompani në Indi, helmohen më shumë se 300 persona

Rrjedhje gazi në një kompani në Indi, helmohen më shumë se 300 persona

Berat/ Tre persona mbesin të bllokuar brenda në një pus

Berat/ Tre persona mbesin të bllokuar brenda në një pus

Kosovë/ Shkon në 27 numri i viktimave nga koronavirusi

Kosovë/ Shkon në 27 numri i viktimave nga koronavirusi

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com