Ekipi i zjarrfikësve, në bashkëpunim me ekspertët e ndërtimit të Bashkisë së Tiranës kanë ndërhyrë ditën e sotme në disa pallate, me qëllim sigurimin e godinave dhe shmangien e çdo incidenti që mund të sjellë pasoja tragjike.
Tek pallatet e njohura si Shallvaret në kryeqytet, shërbimi zjarrfikës po heq tjegullat dhe tullat e oxhaqeve, pasi rrezikonin jetën e kalimtarëve.
Kryebashkiaku Erion Veliaj iu ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë bashkëpunues dhe të zbatojnë udhëzimet.
“Te Shallvaret e vjetra po punohet për të hequr me dorë çdo tjegull e tullë të oxhaqeve të amortizuara dhe për të shmangur çdo rrezik për banorët e kalimtarët poshtë! Ju lutem respektoni udhëzimet e uniformave bashkiake – siguria e para, pastaj të tjerat”, theksoi Veliaj.