Aktualitet

Ndërtimi i 500 shtëpive nga Turqia/ Diskutohet vendi ku do ndërtohen


               Publikuar në : 14:14 - 02/12/19 B H

Ambasada turke në Tiranë njofton se ka zhvilluar takimin e dytë me delegacionin shqiptar për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada thotë që në këtë takim është vendosur të përcaktohet toka e përshtatshme se ku do ndërtohen shtëpitë.

“Delegacioni ynë i përbërë nga Drejtoria e Administrimit dhe Banesave Publike kryesuar nga Ambasadori Yörük, në zbatim të udhëzimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, zhvilloi takimin e dytë me delagacionin shqiptar të kryesuar nga Ministrja e Kultures znj. ElvaMargariti.

Në takim u vendos të përcaktohet toka e përshtatshme për 500 shtëpi që do të ndërtohen”, shkruhet në postimin e ambasadës.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT