Aktualitet

Basha tregon planin e tij për të prekurit nga tërmeti


               Publikuar në : 14:12 - 02/12/19 M P

Kre i PD-së, Lulzim Basha ka qenë këtë mesditë në lagjen nr. 7 në Durrës, ku tërmeti i të martës la shumë pasoja. Pasi është takuar me banorët, Basha ka bërë edhe një prononcim për gazetarët që ishin të pranishëm.

I pyetur mbi ftesën e Kryeministrit Rama për bashkëpunim Basha është përgjigjur: “Gjendja tragjike e këtyre njerëzve kërkon angazhim konkret, jo poza e teatër. Ne mbështesim çdo përpjekje që iu vjen në ndihmë këtyre njerëzve. Tani nuk është koha për shfaqje, fotografi. Ne mbështesim çdo përpjekje të qeverisë dhe të çdokujt tjetër për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve, ne do bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta. Tani është koha për veprime të mirëkoordinuara urgjente që të vlerësohet gjendja e banesave dhe t’iu garantohet strehim njerëzve”, tha Basha.

Verifikimi i banesave/ USAID sjell në Shqipëri inxhinierë nga Los Angeles

Kreu i demokratëve ka propozuar edhe një plan për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti. Plani i tij përmban tri pika: Organizimin e inxhinierëve për të vlerësuar banesat, vlerësimi me urgjence dhe ndarja e banesave. “Mbrëmë kisha takim me ekspertët e inxhinierët më të mirë të Shqipërisë, ku mësova se kemi të paktën 500 specialistë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre vullnetar.

Unë propozoj një plan me 3 pika: së pari organizimin e këtyre inxhinierëve për të përshpejtuar procesin e vlerësimit të banesave; së dyti vlerësimi me urgjencë dhe ndarja e banesave në të banueshme dhe të pabanueshme; e treta është të përdoren fuqitë që ka qeveria në gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të anuluar afër 150 dollarë në buxhet të planifikuar për 10 oligarkë dhe këto t’iu vijnë në ndihmë banorëve. Këto janë tre pikat që propozoj sot, ndërkohë që ekspertët tanë po punojnë për t’i zhvilluar më tej”, deklaroi kreu i PD

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT