Pas ndarjes nga bashkëshorti për shkak të dhunës dhe presionit, i cili e braktisi gjatë shtatzënisë së dytë, jetoi për katër vjet me familjarët e tij, të cilët edhe pse nuk e trajtonin aspak mirë, i duronte me mendimin se bashkëshorti do të kthehej.
Ai i ka kërkuar divorcin tre herë, por vajza nuk ka pranuar me frikën se ai do të harronte fëmijët e tij. Më pas zbuloi se ai kishte krijuar një jetë tjetër, mori dy fëmijët dhe u largua, por tashmë ka mbetur në mes të katër rrugëve së bashku me ta.
Vajza: Njerëzit e tij thonë që bashkëjeton me dikë në shtëpi.
Mirela Milori: Ka folur me ty për këtë gjë, për martesë letrash, pasi nuk është as hera e parë, as e fundit që e dëgjojmë të ndodhë?
Vajza: Mua më ka kërkuar divorc tre herë, para se të largohesha nga shtëpia e tij, por nuk ia dhashë. I thashë që të jetonim bashkë, pa luks, por nuk pranoi. Më tha jo dhe më kërkoi divorcin, të cilin nuk ia dhashë pasi kisha frikë se do të linte fëmijët e tij, por ashtu ndodhi.
Për më tepër, fëmijët nuk e njohin të atin për arsye se djalin e madh e ka lënë kur ishte gjashtë muajsh, ndërsa vajzën e ka braktisur kur ishte shtatzënë me të dytin. /tvklan.al