E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Videot në “Tik-Tok”, Zheji: Gjyqtarja kukull, nuk është për atë punë

Analisti i njohur, Artur Zheji ka komentuar videot e kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani duke bërë modeling në ambientet e Gjykatës.

I ftuar në emisionin ”Pikat mbi i” në ”News 24”, Zheji u shpreh se gjyqtarja është një kukull e vendosur në pozicion, dhe nuk mund ta ushtrojë dot detyrën për të cilën është caktuar.

Ndër të  tjera, Zheji u shpreh se Elbasani po ”vlon” nga kriminaliteti, teksa gjyqtarja po shijon jetën, dhe mesa duket nga videot e shpërndara në rrjetin social Tik Tok, ajo i kushton kohës vetvetes, dhe jo punës.

Artur Zheji: ”Ajo është shumë e bukur, e veshur mirë, e veshur shtrenjtë, gëzon jetën. Ndoshta do të ishte një gjykatëse në trupën gjykuese të Finlandës. Ajo shpalos bukurinë e saj. Por a përputhet kjo me detyrën që ka, në Gjykatën e Elbasanit, ku është bërë krim zap. Është tamam kukull e duhur, në vendin e duhur. Ajo më shumë kohë duhet të kalojë përpara pasqyrës, se sa në laboratorët e krimit apo në ato gjërat e zymta, siç është bota kriminale. Ajo ka zero probleme, ndërkohë që Elbasani ka shumë probleme. Ajo nuk është për atë punë. Kjo është situata e drejtësisë shqiptare. Ajo ndoshta është më e pafajshme, se i kushton kohë vetvetes. Unë mendoj se e kalon Vettingun, pse të ngel, kur ajo nuk ka bërë krim. Nuk është krim të jesh e bukur.”

Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pas videove të publikuara në rrjetet sociale. Në video, gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia. Ajo pretendoi se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet.

Lexo edhe :   Video/ Dubai krijon shiun artificial nëpërmjet dronëve fluturues
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A do të lëkunden raportet turko-serbe pas deklaratës së Erdogan për Kosovën?

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen...

Çfarë e bën ndryshe lidershipin e mandatit të tretë të PS

Nga Alfred Peza Edi Rama kishte premtuar që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, që e riktheu PS në pushtet, se nuk...

Me drogë në makinë, shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Azem Hajdari, djali i vogël i deputetit të ndjerë me të njëjtin emër, është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit mbrëmjen e sotme. Sipas...

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel pa pension, VKM nuk përcakton profesionet

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel ankohen në Fiks Fare se nuk po mundet të zgjidhin problemin që kanë hasur me pensionin. Duke u cilësuar si...

Zyrtare/ Barcelona dhe Juventus përballen më 8 gusht në ”Camp Nou”

Barcelona dhe Juventusi do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në datën 8 gusht. Lajmi është konfirmuar nga klubi italian, përmes një njoftimi në rrjetet...