E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Paradoksi i futbollit shqiptar, Kategoria e Dytë më “prestigjoze” se e Para

Kategoria e dytë

Nga sezoni i ardhshëm Kategoria e Dytë e futbollit shqiptar, faktikisht niveli i 3-të për nga renditja, njëkohësisht i fundit për ftubollin profesionist, do të ketë në përbërje të paktën një ekip kampion të Shqipërisë, Elbasanin. Themi të paktën pasi në valle ka hyrë dhe polifonia vlonjate. Nëse Flamurtari humb ndeshjen play-out me një nga ekipet e grupit A aktual në Kategorinë e Dytë (Sopoti-Tërbuni), do të kemi një “grup jugu” me 3 skuadra që kanë shkuar në epoka të ndryshme në majë të futbollit shqiptar: Elbasani, Flamurtari dhe Luftëtari.

Në rastin më të mirë për futbollin shqiptar, Flamurtari i Vlorës që përfaqëson një qytet të madh për përmasat e Shqipërisë, mbi 100 mijë banorë, e fiton ndeshjen shtesë dhe qëndron në të parën, sërish sezoni i ri na sjell një Kategori të Dytë më prestigjoze dhe të rëndë në palmares se e Para.

Nëse Flamurtari i’a del të qëndrojë në kategori, Kategoria e parë do të ketë në përbërje Vlorën si qytetin më të madh të papërfaqësuar në Superligë dhe njëkohësisht një ekip mampion (Flamurtari 1990-1991). Ndërkohë që Kategoria e Dytë do të ketë pra në përbërje Kampionen e dyfishtë, Elbasanin (1983-1984, 2005-2006), dhe një qytet me mbi 120 mijë banorë që nuk kanë asnjë interes për të parë futboll shqiptar.

Nga ana tjetër, një tjetër ekip modest do të garojë me Elbasanin vitin tjetër që ia vlen të përmendet si vlerë në Kategorinë e Dytë; Albpetroli i Patosit. Patosarakët numërojnë 1 eksperiencë europiane, atë të sezonit 1993-1994 kur luajtën në Kupën Uefa.

Kush humb nga kjo situatë?

Sigurisht humb Superliga që nuk mbush dot stadiumet, humb Elbasani dhe 120 mijë banorët e tij që nuk janë të përfaqësuar, humb Gjirokastra që ka furnizuar vitet e fundit Superligën me talente dhe që nuk ka më të njëjtin identitet dhe që i duhen vite për t’u rikthyer aty ku ka arritur më parë. Humb Vlora që nuk ëndërron dot më përballje europiane që i kanë dhënë reputacionin.

Derisa Superliga të ketë vend për të mëdhatë, të shijojmë Milan-Inter-Juventus, Barcelona-Real apo ndonjë ndeshje angleze me “të përplasura”. /Totila Kotorri- Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...