E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Nga konkurrente për “Miss” në kryegjyqtare, publikohet fotoja

Gjyqtarja Enkeleda Kapedani pozonte në Tik-Tok, e ndërsa videot po bëjnë xhiron e rrjetit. Kryegjyqtarja e Elbasanit e cila është vënë në hetim disiplinor për shkelje të etikës, ka patur lidhjen me pasarelat që në moshën 18-vjeçaren.

Një foto që gjyqtarja ka hedhur në Tik-Tok, profil të cilin e fshiu më pas, rikujton kohën kur merrte pjesë në Miss Shqipëria të vitin 2003.

”Sa herë kam ndjekur nga ekrani konkursin e bukurisë, kam luftuar me veten të shkoj apo të mos shkoj dhe unë vitin tjetër. Dhe ja ku jam tani në Miss Shqipëria, për të shkelur pasarelat që ngrihen mbi kalanë e Lëkursit dhe për të hedhur një hap drejt të ardhmes sime”, shkruan Kapedani në kartolinën e konkurrimit në Miss Shqipëria.

Pas videove të publikuara në rrjetin social “Tik-Tok” nga kryetarja në detyrë e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, të zhvilluara brenda ambienteve të institucionit, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ministrja thotë se ato pamje janë të pakomentueshme, ndërsa thekson se që prej vitit 2019 i ka kërkuar KLGJ verifikimin dhe marrjen e masave pas lirimit të një të dënuari.

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka shkelur nene të tëra të Kodit të Etikës së gjyqtarëve me videot e publikuara në rrjetet sociale. Pika ‘Ç’ i Kodit të Etikës tregon qartë të gjithë pikat e ‘parimeve të sjelljes së hijshme dhe me vetëpërmbajtje’.

Lexo edhe :   Ka ende ca gjyqtarë

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me ar*ë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...