E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

Bashës nuk i del inati me Ramën, ja si ia kthen për maskat e skaduara

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ lidhur me maskat e skaduara. Duke ia kthyer më të njëjtën monedhë, kryedemokrati Basha shkruan në Twitter se kryeministri duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara. Basha i ka kërkuar Ramës që të bëjë detyrën, dhe të marrë masat reale kundër epidemisë, për të mbrojtur qytetarët.

“Në vend që të sulmojë opozitën @ediramaal duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe femijë që duhen mbrojtur.

Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve”.

Pak më herët, kryeministri Edi Rama reagoi për denoncimin e PD, se mjekët që shërbejnë për të prekurit nga koronavirusi, po përdorin maska të skaduara.

“Janë ndaluar në doganën e Durrësit. Ishin të destinuara për një shoqatë bamirësie, e cila pas thirrjeve të përsëritura të autoriteteve, nuk u paraqit për të paguar detyrimet e shtetit dhe për të tërhequr këto pako që janë prodhim amerikan. Nëse këto maska do të ishin të rrezikshme dhe skadenca e tyre do të implikonte gjësendi përveç uljes së eficencës në salla kirurgjikale ku operohen njerëz, nuk do të dilnin nga kufijtë e Kanadasë e as të SHBA për të kaluar oqeanin për të ardhur në Shqipëri”, tha kryeministri.

Lexo edhe :   Aleanca e shëmtuar e Ramës me Vuçiç kundër Kurtit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...