E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

“Mund të ketë më shumë se 30 të infektuar”, Rama: S’ka vend për frikë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar mediat, se në rast se do të raportojnë informacione false, do të merren masa. Po kështu ai ka paralajmëruar se numri i të prekurve me gjasë mund të rritet, dhe për këtë askush nuk duhet të impresionohet.

Rama u shpreh më tej se do të ndjekin dinamikën, dhe do të marrin të tjera vendime. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, kreu i qeverisë tha se qytetarët duhet të respektojnë rregullat, dhe të kufizojnë lëvizjet e tyre, pasi të gjithë rrezikohen. Po ashtu ai tha se duke nisur nga dita e nesërme, një prej prindërve që punojnë në administratë do të rrijë në shtëpi, që të kujdeset për ta.

“Mund të jemi të detyruar të shkojmë larg edhe në raport me mediat. Por të shkuarit larg në raport me mediat, për të siguruar që nuk ka burime faktesh alternative, sepse faktet janë një, mendimet janë alternative.

Dhe në këtë rast, nuk është koha për të dhënë mendime për çështje që janë strikte të ekspertëve në fushën e shëndetësisë. Shumë më mirë është që të bëni më të mirën që në këtë luftë të fitojë qetësia dhe vendosmëria. Të fitojë informacioni dhe gatishmëria, dhe jo paniku, pasiguria, ankthi e kështu me radhë.

Këtu nuk ka vend për frikë. Nëse sot mesazhi im ishte i ndryshëm nga ditët e tjera, ditët do jenë të ndryshme, dhe vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë. Është luftë, nuk është lojë.

Do të ndjekim dinamikën dhe do të marrim të tjera vendime. Askush nuk duhet të impresionohet nga shifrat e reja. Nuk do të jetë 10, 20, as 30, do të kemi shumë më tepër se kaq të infektuar. Duhet të qetësojmë një luftë si kjo, që në radhë të parë fitohet psikologjikisht”, tha Rama.

Lexo edhe :   Situatë alarmante nga zjarret në Shqipëri
Lexo edhe :   Sa milionë dollarë i fali Dua Lipa Shqipërisë!

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit 1- Profesori i shkencave politike: Forcimi i sovranitetit të Kosovës, garanton integrimin e gjithë rajonit 2-...