Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur sot në Peshkopi, ku po takohet me qytetarë, të cilët i ka ftuar në protestën e 16 marsit në Tiranë.
Teksa dibranët i janë ankuar për vështirësitë e jetesës, Basha i ka vënë në sedër ata duke u thënë se sot ata nuk janë zot në shtëpinë e tyre, por është Rama.
“Dibranët mbahen si zot në shtëpitë e tyre. Mos e gënjeni veten, sot në shtëpinë tuaj ju nuk jeni zot. Sot në shtëpinë tuaj është zot Edi Rama, po ju flas hapur se jam nip Dibre! Mos e gënjeni veten, me ndihmën e krimit ua mori bashkinë e deputetët. Më 16 mars atje në Tiranë, për ta rrëzuar këtë bandë një orë e më parë. Mençuria dibrane le të shprehet në Tiranë më 16 mars, edhe forca juj”, tha kryedemokrati.