Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Basha si mëkatari i pakicës së ndritur

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Basha si mëkatari i pakicës së ndritur

Nga: Andi Bushati

Mënyra se si Lulzim Basha po e zhvillon betejën brenda forcës së tij politike po përçon mesazhin më të keq të mundshëm edhe tek ajo pjesë e shoqërisë që nuk ndihet pranë PD-së.

Duke mos njohur firmëtarët për mbledhjen e një kuvendi nga poshtë lart, duke mos dëgjuar klithmat e foltores, duke shpërfillur anketat e opinioneve që e dëshmojnë si një minorancë të dukshme, duke ndryshuar natën bravat e zyrave që kontrollohen nga kundërshtarët, ai po sillet si një sundues që kërkon ti imponhet përdhunshëm shumicës.

E vetmja e drejtë legjitime e kreut zyrtar të PD-së ishte ajo për mos fshehjen e delegatëve pas ilegalitetit, por tani, kur ata po dalin njëri pas tjetrit me emër dhe mbiemër, duket sikur loja ka marrë fund. Lulzim Basha është pakicë në PD dhe këtë nuk e pranojnë vetëm ata që janë në konflikt interesi me të.

Mjafton të shohësh gjuhën dhe argumentat që pëdorin vartësit apo propagandistët e Bashës: ato janë tipike për një minorancë. Ata rëndom nuk flasin për mungesë shumice, por për moszbatim rregullash që e konstituojnë atë. Ata stigmatizojnë llumin e qeverisjeve të së shkuarës. Ata fshikullojnë anti-amerikanët që duan të shkëpusin të djathtët nga vlerat e euro atlantizmit. Ata tallen me njerëzit që votojnë pa tru, por me emocione. Ata tregojnë me gisht të gjithë militantët që duan të bëhen bunker për të mbrojtur krimet e Saliut dhe bëmat e fëmijëve të tij.

Pra, po ta vëzhgosh me kujdes, të gjithë idhtarët e PD-së zyrtare duan ta zhvendosin debatin nga realiteti i numrave, në gjoja mbretërinë e vlerave. Dhe ne emër të këtij kapërcimi ata duan ti japin legjitimitet një “pakice të ndritur”, e cila paskësh të drejtën ti imponohet mazhorancës. Kjo “pakicë e ndritur” dashkërka të këpusë kërthizën nga mëkatet berishiste, ajo qenkësh vetëpastruar nga llumi dhe çertifikta e saj më e madhe e virgjërisë, u vuloskërka nga mbështetja që i japin diplomatët e rrugës së Elbasanit.

Pikërisht këtu konsiston dëmi më i madh që qasja e Bashës po i bën kësaj shoqërie. Sepse edhe Edi Rama ka ndjekur të njëtën rrugë. Pa qenë kurrë shumicë reale në këtë vend, ai i’a ka arritur ta sundojë atë si flamurtari i një “pakice të ndritur”, ku vlerat kanë më shumë rëndësi se numrat.

Në emër të saj ai kapi drejtësinë, duke propoganduar pastrimin dhe rilindjen e saj. Në emër të saj, ai pengoi në dy palë zgjedhje me radhë koalicionet, një herë me marëveshje dhe një herë me kushtetutë, duke argumentuar se morali e donte që ai ta mbante tepsinë i vetëm.

Me justifikimin e këtij “legjitimiteti moral”, Edi Rama kontrollon 55% të parlamentit, duke pasur vetëm 48% të votave. Pikërisht krijimi i kësaj aureole e ka justifikuar çdo mjet të përdorur (ndryshimi i ligjit themeltar të shtetit, përdorimi i SPAK-ut, blerja e votës me para publike, kapja e mediave dhe aleanca me bandat), në emër të qëllimit të lartë të triumfit të së mirës.

Por, deri më tani, ndonëse me eksplorimin e rrugëve që di ti çajë vetëm ai, Edi Rama ka arritur të imponohet, shoqëria shqiptare ia kishte dalë të ruante një farë ekuilibri. Sepse një front shumë më i madh se ai i opozitës zyrtare ka treguar se është gjithmonë i gatshëm të kundërshtojë sundimin e “pakicës së ndritur” mbi shumicën numerike.

Por, me qasjen aspak burrërrore që Basha ka zgjedhur për të vazhduar betejën në PD, ky front riskon të thërmohet. Nëse fraksioni bravave arrin ta mbajë drejtimin e PD-së edhe pas dhjetorit, kumti që do të na përcillej të gjithëve do të qe dekurajues. Prej tij do të kuptonim se jetojmë në një “demokraci” ku mazhoranca nuk ka më vlerë dhe asaj i takon vetëm të nënshtohet. Për sa kohë që ky qe mesazhi që tentonte të përcillte pushteti, ndaj kësaj sfide ia vlente të rrezistohej, por kur ajo rrezikon të bëhet edhe kredoja e partisë kryesore të opozitës, shoqëria shkon drejt asfiksisë.

Ky pra është kërcënimi më i madh i vijësjelljes që ka vendosur të ndjekë Lulzim Basha: ai se, në këtë vend, mund të sundosh edhe duke qenë pakicë. Prandaj një fitore e tij e mundshme nuk i bën dëm vetëm PD-së, por mbarë shoqërisë. Sepse më shumë sesa gjithçka kjo është ajo që i duhet sot regjimit të Edi Ramës. Më kot, Lulzim Bashën e akuzojnë se ka bërë pakte humbëse me kryeministrin, se ka flirtuar fshehtas me oligarkët e tij, se tani organizon nga halli skena femijënore lufte në parlament. Të gjitha këto do të shumëzoheshin me zero, nëse në fund të procesit të PD-së, triumfon kredoja e tij, se në këtë vend vota nuk ka më vlerë. Asgjë më shumë se kjo nuk do ti leverdiste pushtetit. Asgjë më tepër nuk do e zhyste çdo lloj rrezistence në një letarigji të pa llogaritshme. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIbashaPD

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Greqia shpërndan testime falas për Krishtlindje

Greqia shpërndan testime falas për Krishtlindje

Kledi jashtë shtëpisë së “Big Brother”: Donaldi dhe Beatrixi po bëjnë lojë

Kledi jashtë shtëpisë së “Big Brother”: Donaldi dhe Beatrixi po bëjnë lojë

Po vjen acari në Shqipëri, nesër temperatura -4 gradë celcius

Po vjen acari në Shqipëri, nesër temperatura -4 gradë celcius

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Irak: Ranë në kontakt me gazin metan në një shpellë, vdesin 12 ushtarë turq
Bota

Irak: Ranë në kontakt me gazin metan në një shpellë, vdesin 12 ushtarë turq

by mirseda
14:23 | 07/07/2025
0

Të paktën 12 ushtarë turq kanë vdekur pasi u ekspozuan ndaj një rrjedhjeje gazi metan, teksa po...

Polonia fillon kontrollet antimigracion në kufirin gjerman

Polonia fillon kontrollet antimigracion në kufirin gjerman

13:56 | 07/07/2025
Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni

Çlirimi hapësirave publike, Rama: Çdo prokuror territori që tradhton interesin e shtetit dhe qytetarëve, do të referohet në …

13:43 | 07/07/2025
Tentoi që të “kapte” një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari

Tentoi që të “kapte” një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari

13:08 | 07/07/2025
Jamarbër Malltezin lirohet nga arresti i shtëpisë

Jamarbër Malltezin lirohet nga arresti i shtëpisë

12:58 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com