Pas vendimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të mos u paraqitur në Prokurori, si i pandehur për lobimin e ashtuquajtur rus, ka reaguar edhe zv.kryeministri i vendit, Erion Braçe.
Përmes një postimi në “Instagram”, Braçe e cilëson këtë një histori të përsëritur, pasi, sipas tij, lideri demokrat bëri të njëjtën gjë edhe kur u hetua mbi vjedhjen në Durrës-Kukës, ndërsa nënvizon se qëndron mbi ligjin.
“Kjo është pabarazia qe gëlon ne ketë vend! Kjo është pabarazia qe ka prodhuar ketë kaste te paprekshmish ne politike!
Kjo është pabarazia qe kërkon te mbijetoje, te rezistoje bashke me sistemin e pandeshkueshmerise ne kete vend! Për ketë po behet e gjitha kjo zallamahi; për te mbajtur ne këmbe pabarazinë”, shkruan ndër të tjera zv.kryeministri.
Postimi i plotë i Braçes:
I njejti film, e njejta histori; nuk dua te hetohem! Nuk dua te gjykohem! Personazhi: Lylzim Basha! Me tregoni faktet pastaj vi-thote.
Kjo eshte drejtesia e pabarabarte! Ku dhe per ke tjeter ndodh kjo?
Imagjinoni nje te dyshuar, hetuar si keqberes qe thote: Nuk dua te vij ne Prokurori, me jepni faktet njehere, pastaj flasim!
Nje tjeter, te ndryshem nga Lylzim Basha, nuk ndodh, per kerkend! Ka nje arsye: Nuk mbeshtet ne ligj! Por Lylzim Basha eshte mbi ligjin! Keshtu ka qene; Edhe kur u hetua per vjedhjen ne Durres-Kukes, te njejten gje beri, nuk mi dhate faktet ne kohe dhe i la ne dere, tek pragu per te mos i marre!
Ketu u mbeshtet dhe, nje peseshe gjykatesish te larguar nga Vettingu nuk u gjykua kurre! Kjo eshte pabarazia qe gelon ne kete vend! Kjo eshte pabarazia qe ka prodhuar kete kaste te paprekshmish ne politike!
Kjo eshte pabarazia qe kerkon te mbijetoje, te rezistoje bashke me sistemin e pandeshkueshmerise ne kete vend! Per kete po behet e gjitha kjo zallamahi; per te mbajtur ne kembe pabarazine!