Kryesore

Rama ia mbledh gazetarit: Do të çoj në gjykatën gjermane, provoje e bë lojëra me sekretet hetimore

               Publikuar në : 18:01 - 17/06/19 M. S

Kryeministri Rama nuk ka përballur dot këtë situatë të agravuar pas përgjimeve të “Bild”, ndërsa ka ndërmarrë hapin e radhës. Ai njofton vendimin e tij, duke thënë se do të çojë në gjykatat gjermane, gazetarin që i nxori përgjimet. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Rama sqaron se në Gjermani, drejtësia nuk bën lojëra me sekretet hetimore.

“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar,ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme,le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!”, shkruan Rama në Twitter.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT