Prestigjiozja gjermane “Bild”, ka publikuar sot të tjera përgjime ku përfshihen zyrtarë të Partisë Socialiste dhe Edi Rama. Pavarësisht publikimit të përgjimeve, drejtori i Arsimit Dibër, Drini Gjeçi, është shprehur se ai nuk e njeh gazetën “Bild”. Por përkundër interesit të vazhdueshëm nga ana e “Boldnews.al”, ai është acaruar, duke kërkuar që mos ta shqetësojnë.
“Merruni me punën tuaj, pasi kjo gjë nuk ka mbetur në dorën tuaj, dhe mos i bini më këtij numri, dhe mbyll telefonin”, ka thënë ai.
Pak më herët ka reaguar drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, në lidhje me publikimin e audio-përgjimeve të tjera nga gazeta gjermane “Bild”, duke ngritur dyshime mbi autenticitetin e materialeve.