Kryedemokrati Basha ka reaguar rreth prezantimit të paketës së re të prokurimeve publike. Kreu i PD-së thotë me anë të një postimi në Facebook se Rama ka 8 vite në pushtet, dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion.
“Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se PESHKU QELBET NGA KOKA!”, shkruan Rama.
Mesditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi paketën e re të prokurimit publik. Sipas tij, paketa jep mjete të reja dhe efikase duke garantuar një kuadër rregullator prokurimi publik në vendin tonë, e duke iu përafruar legjislacionit europian.