Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha: Qeveria ka gënjyer për shifrat e të vdekurve, Manastirliu: Vaksinohuni

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha: Qeveria ka gënjyer për shifrat e të vdekurve, Manastirliu: Vaksinohuni

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në fjalën e tij në Kuvend ka ripërsëritur akuzën se Qeveria fsheh shifrat e të vdekurve në vend nga pandemia. Ai akuzoi qeverinë se ka gënjyer për rimbursimin e të prekurve nga COVID-19, e po kështu kanë gënjyer për jetët e humbura. Basha, në vazhdën e akuzave tha se edhe në raportin e Komisionin Evropian, konfirmohet fakti se Shqipëria ka shtesën më të madhe të shtesës së të vdekurve.

“Vendimi i ditës së sotme që ka në qendër marrëveshjen me Pfizer, vendos edhe një herë në qendër të vëmendjes pandeminë. Ashtu si në traditën më të keqe të kësaj qeverie, ajo që thuhet nuk bëhet. Kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe hera e parë që gënjejnë për pandeminë.

Ju e dini që kanë gënjyer për rimbursimin e të prekurve nga COVID-19, kanë gënjyer për gjoja sekretin shtetëror, por mbi të gjitha kanë gënjyer për jetët e humbura. Para 6 muajsh ishin plot 16 mijë qytetarë që nuk janë më në shtëpitë e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre, dhe jo shifra rrenacake e raportuar nga qeveria e rrenave. Edhe në raportin e Komisionin Evropian konfirmohet kjo kur thuhet se Shqipëria ka shtesën më të madhe të shtesës së të vdekurve. Ndërkohë që Edi Rama mbush me dokrra dhe aktrim mungesën e madhe të mbështetjes”, tha Basha.

Sakaq, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i ka bërë një thirrje opozitës nga foltorja e Kuvendit, që të bëhet pjesë e përpjekjeve për të nxitur qytetarët të vaksinohen. Ajo tha se avantazhi i vetëm që kemi sot është vaksina. Ndaj, çdo vaksinë e shtuar, ndihmon në frenimin e përhapjes së infeksionit. Ministrja u shpreh se nuk është turp nëse çdonjëri prej 140 deputetëve në sallë, të shfrytëzonte të paktën një herë të vetme hapësirën në media e jo vetëm, për t’u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Në luftën për jetën, avantazhi i vetëm që kemi sot është vaksina. Në luftën për jetën, çdo vaksinë e shtuar sot, frenon përhapjen e infeksionit dhe rrezikimin e jetës së dhjetëra njerëzve nesër. Flasim për shëndetin publik, dhe mjafton kjo për t’i dhënë kësaj kauze një dimension që shkon përtej përfitimeve të vogla që sjell retorika e mbushur me akuza pa pikë baze.

Nuk do të ishte turp, as lëshim, as humbje, as dorëzim, as tërheqje, sikur çdonjëri prej 140 deputetëve në sallë, të shfrytëzonte të paktën një herë të vetme, hapësirën në media, në rrjetet e veta sociale, për t’u bërë një thirrje të sinqertë qytetarëve: Vaksinohuni!”, tha Manastirliu.

Tags: bashamanastirliuvaksinat

TË LIDHURA

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj
Aktualitet

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik
Aktualitet

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

19:53 | 13/12/2025
Next Post
“Mbrojeni veten nga mashtrimet”, Ambasada e SHBA jep njoftimin e fundit

“Mbrojeni veten nga mashtrimet”, Ambasada e SHBA jep njoftimin e fundit

Manastirliu: Avaz i vjetër loja me të vdekurit.Basha: Kujt i jep përgjigje kjo?

Manastirliu: Avaz i vjetër loja me të vdekurit.Basha: Kujt i jep përgjigje kjo?

“Aty ju gjeta, aty do ju lë”, Rama: Dukeni si mbeturina të Partisë së Punës

"Aty ju gjeta, aty do ju lë", Rama: Dukeni si mbeturina të Partisë së Punës







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com