Ambasada Amerikane ka përcjellë një njoftim të rëndësishëm, për të gjithë ata që janë të interesuar për Lotarinë Amerikane. Të mërkurën nisi aplikimi për Lotarinë Amerikane, e cila do të zgjasë deri më datën 9 nëntor. Të gjithë personat të cilët dëshirojnë të përjetojnë ëndrrën amerikane, mund ta realizojnë atë nëse fitojnë lotarinë përmes përzgjedhjes së rastësishme.
Ambasada, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, apelon qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve. Në njoftim thuhet se nuk nevojiten para, për tu regjistruar për Lotarinë Amerikane 2023.
“Mbrojeni veten nga mashtrimet: Nuk nevojiten para për t’u regjistruar për Lotarinë Amerikane 2023. Për informacion të detajuar, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov/“, thuhet në njoftim.