E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Basha në Krujë: Rama është problemi kryesor i vendit, vendi i marrë peng

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një tur nga jugu në veri me 9 ndalesa në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndalesa e gjashtë për Bashën ishte në qytetin e Krujës, ku mbajti fjalën e tij i rrethuar nga qindra mbështetës dhe qytetarë.

Ai tha se nga kryeqendra arbërore e Skënderbeut buçon thirrja për ta çliruar Shqipërinë nga 8 vite dështime, ndërsa shtoi se vendi ynë është marrë peng nga një grup personash të lidhur me qeverinë.

Lulzim Basha: “Mirënjohje për këtë pritje kaq entuziaste që nisi nga Fushë Kruja. Për 8 vite me radhë, rruga e të rinjve krutanë e shqiptarë, është bllokuar nga një njeri dhe shpura e tij. 8 vite lakun në fyt për shumicën e shqiptarëve dhe pasuri marramendëse për një pjesë njerëzish që kanë marrë peng Krujën dhe rrugën tonë drejt Europës. Kanë marrë peng edhe shpresën dhe besimin që prindi k ate vetja, për fëmijët tanë. Sot nga kryeqendra arbërore e Gjergj Kastriot Skënderbeut, buçon thirrja për ta çliruar Krujën dhe Shqipërinë nga 8 vite dështime e vuajtje.

Takoj nënat shqiptare që kanë sytë e përlotur, zemrat e gjakosura, nga bijët dhe bijat e tyre që largohen. Takoj pensionistët të shtyrë në kufijtë e ekzistencës dhe dinjitetit. Takoj fermerët, të vetmit që nuk marrin subvecione. Takoj rininë e mrekullueshme shqiptare të lënë mes dy rrugëve, mjerimit apo emigracionit. Ju them sot nga Kruja, se në 25 prill zgjidhja është në dorën tuaj. Për nënat tona, për nënat e rinisë krutane, në 25 prill për ndryshimin votoni numrin 9.

Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Shqipëria ka nevojë për ndryshim, Shqipëria pret ndryshimin. Ai që për 8 vite me radhë s’ka mbajtur asnjë premtim, vjen dhe troket në dyert e shqiptarëve. Mos ia hapni derën dështimit. Ka guximin të shkojë pas 8 vitesh dështimesh qytet më qytet prapë me projekte 3D.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...