E enjte, 16 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Ceremoni e vogël mortore për Princin Philip në Windsor

Familja mbretërore britanike i dha lamtumirën e fundit princ Filipit në Kishën e Shën Gjergjit. Në fillim të ceremonisë mortore në Britaninë e Madhe u mbajt një minutë heshtje për të ndjerin.

Për shkak të pandemisë për bashkëshortin e mbretëreshës Elisabet II u organizua një ceremoni e vogël mortore. Në vend të 800 mysafirëve nga e gjithë bota, në të u lejuan të merrnin pjesë vetëm 30 vetë. Këta ishin të afërm të ngushtë të Dukës së Edinburgut, sikurse ishte titulli zyrtar i Filipit në Mbretërinë e Bashkuar. Të pranishmit në ceremoni duhej të zbatonin rregullat e distancës dhe të mbanin maska.

Ceremonia filloi me një marshim funeral në sipërfaqen e kalasë. Arkivoli me eshtrat e Princit Philips u mbajt nga ushtarët nga rezidencës Windsor, të pasuar nga nëntë të afërm të ngushtë të princit, përfshirë katër fëmijët dhe nipërit e tij princin Uilliam dhe princin Harry. Nëntë anëtarë të familjes mbretërore e ndoqën arkivolin më këmbë.

Princi Philipi u varros përkohësisht në kriptën mbretërore në Kishën e Shën Gjergjit. Pas vdekjes së Mbretëreshës, princi do të rivarroset pranë gruas së tij, për të cilën është planifikuar një varr në kishëzën e vogël përkujtimore të Mbretit Xhorxhi VI.

Familja mbretërore qe veshur për ceremoninë e varrimit me rroba civile. Sipas Pallatit Buckingham, Mbretëresha e kishte ndaluar veshjen e uniformave ushtarake. Sipas njoftimeve të medias, ajo donte ta shpëtonte nipin e saj Harry prej sikletit që do t’i duhej të merrte pjesë si i vetmi pa uniformë në ceremoninë e varrimit, për shkak se pas tërheqjes së tij të papritur nga detyrimet mbretërore, atij iu hoqën edhe të gjithë titujt ushtarakë.

Mbretëresha Elizabeth, e cila qishte e martuar me Princin Philip për 73 vjet, e quajti të shoqin si “mbështetjen dhe forcën” e saj.

Për shkak të pandemisë së koronës, autoritetet dhe pallati mbretëror i kishin bërë thirrje popullatës që të mos vinte për në Windsor dhe ta ndiqte ceremoninë në televizion. /DW/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....