E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Stresi mbi paratë, mund t’ju shkaktojë dhimbje fizike deri në 30 vjet më vonë

Stresimi për shkak të problemeve financiare, është diçka që mund t’u shkaktojë të gjithëve dhimbje koke. Tek e fundit, problemet ekonomike mund të mos prekin vetëm një person, por edhe një familje të tërë.

Por kujdes, edhe nëse gjërat përmirësohen në fund, një studim i ri ka zbuluar se stresi për shkak të financave, mund t’i shkaktojë në të vërtet dhimbje dikujt edhe disa dekada më vonë. Studiuesit nga Universiteti i Xhorxhas, thonë se stresi financiar i familjes në moshën e mesme, tregon një lidhje me një ndjenjë të dobët të kontrollit të situatës.

Kur një person plaket, kjo mund të shkaktojë dhimbje të shtuar fizike, madje edhe 30 vjet pas shqetësimeve që ai ka pasur mbi situatën ekonomike. “Dhimbja fizike konsiderohet një sëmundje më vete me 3 përbërës kryesorë:biologjikë, psikologjikë dhe socialë”- thotë autori kryesor i studimit Kandauda Uikrama, profesor në Kolegjin e Familjes dhe Shkencave të Konsumatorit në këtë universitet.

“Tek të rriturit që janë sot në moshë të thyer, kjo po bashkë-ndodh me probleme të tjera shëndetësore si funksionimi i kufizuar fizik, vetmia dhe sëmundjet kardiovaskulare”-thekson  ai. Studiuesit shpjegojnë se shumica e dhimbjeve që përjetojnë njerëzit është neurologjike. Gjithsesi, ata shtojnë se është e rëndësishme të mos harroni se dhe përvojat stresuese, mund të shkaktojnë gjithashtu një reagim fizik.

“Dr.Uikrama dhe unë jemi të interesuar për kontekstin që rrethon familjet, dhe si ndikon ai kontekst në shëndetin relativ, fizik dhe mendor të individëve në familje. Financat janë një element i rëndësishëm i studimit tonë, pasi ato janë stresorë shumë të rëndësishëm të kontekstet familjare”- thotë studuesja tjetër Kethrin Uoker O’Nil

Autorët e studimit, shqyrtuan informacionet e mbledhura nga Projekti i Rinisë dhe Familjes në Ajoua, për të arritur më pas në përfundimet e tyre. Projekti siguroi të dhëna 27 vjeçare për familjet rurale në veri dhe qendër të këtij shteti.

Këto familje përfshijnë 500 burra dhe gra që përjetuan krizën e fermave në fund të viteve 1980, dhe për pasojë hasën shumë vështirësi financiare gjatë asaj kohe. Shumica e çifteve janë tani mbi 65 vjeç, dhe ende janë së bashku, disa deri në 45 vjet.

Studiuesit zbuluan një lidhje midis problemeve financiare familjare në fillim të viteve 1990, dhe raporteve mbi dhimbjeve fizike më vonë. Fatkeqësisht, studimi zbulon se kjo marrëdhënie nuk është vetëm një rrugë me një drejtim.

Ndërsa stresi mbi paratë ka më shumë të ngjarë të shkaktojë dhimbje të vërtetë, problemet shëndetësore që shkaktojnë dhimbje, çojnë gjithashtu tek më shumë probleme financiare përmes rritjes së kostove të kujdesit shëndetësor.

Uikrama vëren se dhimbja fizike është një fenomen bio-psiko-social. Ai shton kur stresi e dëmton ndjenjën e kontrollit tek një person, rajonet e trurit që janë të ndjeshme ndaj stresit bëhen më aktive. Kjo shkakton procese patologjike, fiziologjike dhe neurologjike të cilat shkaktojnë gjendje shëndetësore si dhimbje, kufizime fizike, vetmi, dhe madje sëmundje të zemrës.

“Në vitet e tyre të mëvonshme, shumë prej tyre ankohen për humbjen e kujtesës, dhimbje trupore dhe mungesën e lidhjeve sociale. Gati 2/3 tretat e të rriturve, ankohen për një lloj dhimbje trupore, dhe po aq ankohen se ndihen vetëm. Kjo përqindje po rritet, dhe kostoja shëndetësore për këtë po rritet. Ky është një shqetësim i shëndetit publik”- theksoi Uikrama. Studimi u botua në revistën “Stress & Health”.

Burimi i lajmit: https://www.studyfinds.org/stress-over-money-physical-pain

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...