Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillohen punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Basha përshëndeti me dy gishtat lart, ndërsa nuk bëri asnjë koment për mediat.
Jashtë Pallatit të Kongreseve janë pozicionuar të gjithë mbështetësit e Bashës. Ata mbajnë në duar një banderolë ku shkruhet se “zgjedhin të ardhmen”.
Edhe pse Kuvendi ishte lajmëruar se do niste në orën 11:00, Lulzim Basha ka mbërritur me vonesë në Partinë Demokratike.