Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha: Jemi gati që nesër për zgjedhje të parakohshme, ja kushti ynë i vetëm

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha: Jemi gati që nesër për zgjedhje të parakohshme, ja kushti ynë i vetëm

Kreu i PD-së Lulzim Basha përgjatë një interviste për “Vizion Plus” ka theksuar se është gati për zgjedhje të parakohshme, mirëpo ka një kusht. Ky i fundit lidhet me faktin që shqiptarëve t’u garantohet liria e votës.

Pjesë e shkëputur nga intervista:

Zoti Basha, më 18 tetor Këshilli Europian vendosi të mos hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Pse mendoni, është faji i qeverisë, përgjegjësia e qeverisë? Pse kërkoni ju zbatimin e skenarit maqedonas për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme?

E para, nuk e them unë, e thotë vetë Bashkimi Europian që, në rastin e Shqipërisë, nuk pati konsensus, por, përkundrazi, kishte një numër të madh vendesh, jo vetëm Franca, që ishin kundër. Arsyet, po kështu, këto vende, i kanë bërë të qarta: luftë e pamjaftueshme kundër krimit dhe korrupsionit. Pra, krimi dhe korrupsioni mbeten shqetësim i madh, ndarja e pushteteve është cituar si problematikë.

Pse na duhen zgjedhje të parakohshme në fakt, si në Maqedoni? Pse është zgjidhja kjo?

Në fakt Shqipërisë i duhen zgjedhje të parakohshme shumë më shumë sesa Maqedonisë. Vendimi i Maqedonisë tregon sesi veprojnë drejtuesit me një fije përgjegjësie ndaj vendit.

Jeni gati ju të shkoni në zgjedhje të parakohshme? Kushtetuta e parashikon për 45 ditë. Apo duhet të plotësojmë kushte të tjera?

Ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që nesër. Kushti i vetëm i opozitës, për të cilën kemi bërë një betejë, është që shqiptarëve t’u garantohet liria e votës.

Si?

Duke garantuar standardet minimale zgjedhore, për të cilat Partia Demokratike dhe aleatët kanë propozuar një sërë masash.

Ka një debat të bërë tashmë prej 9 muajsh, me Edi Ramën kryeministër, pa Edi Ramën kryeministër?

Secili duhet t’i bëjë pyetjen vetes: Një njeriu, i cili është kapur duke vjedhur edhe veten e tij, siç ndodhi me 30 Qershor, mund t’i besohet se do të organizojë një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme? Po të lexojmë në raportet e OSBE/ODHIR-it përgjigja është e thjeshtë: Jo! Po të lexojmë kushtet e Bundestagut, përgjigja është e qartë: Jo!

Ju përfaqësoni interesat e qytetarëve që besojnë tek opozita, z. Rama përfaqëson ka mbështetjen e socialistëve. A jeni gati ju të uleni me Kryetarin e Partisë Socialiste në një tryezë dialogu për t’i çelur rrugën zgjidhjes së krizës?

Nuk kemi përjashtuar asnjëherë dialogun. Por dy gjëra të ndryshme është propaganda, pra, ulja për t’u ulur, siç ndodhi në 2017-ën, ku u shfrytëzua vullneti i mirë i opozitës për të vënë interesin e Shqipërisë mbi interesa tona politike. U nënshkrua një marrëveshje, e cila nuk u zbatua.

Ju thatë që, pas takimit të shefes së misionit të OSBE/ODIHR-it, që reforma zgjedhore është e vetmja rrugë për të dalë nga kriza. Pati një moment konsensusi, kur PD mori pjesë në një tryezë të OSBE/ODIHR-it, prej atij momenti nuk kemi pasur asgjë. Është prishur konsensusi, po kërkohet të gjendet një rrugë që PD të jetë pjesë e reformës zgjedhore?

Ne e kemi bërë fare të qartë rrugën për të ecur përpara. Kemi marrë një përgjegjësi që në fakt nuk na takon ne, por i takon maxhorancës. Por siç e keni parë z.Rama e ka trajtuar këtë si një luks personal dhe mendon se duke u tallur apo duke krijuar procese fallco dhe artificiale, do të arrijë të blejë pak më shumë kohë.

Nuk arrin dot ta shesë sapunin për djathë. Kushtet e Bundestagut janë të qarta, reforma zgjedhore duhet të jetë me pjesëmarrje të të gjithë forcave politike dhe kjo reformë zgjedhore nuk duhet të kalojë vetëm në letër, por të zbatohet. Që do të thotë për ne, zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale.

Pas Berlinit, ju do të niseni në SHBA. Cili është qëllimi i vizitës?

I gjithë kontakti im me faktorin ndërkombëtar, me partnerët tanë strategjikë, SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Italinë, Francën, vendet e tjera të BE, Holandën, kanë një dhe vetëm një qëllim- dhënien fund të kësaj krize të tmerrshme politike, që është kthyer në një krizë ekonomike dhe sociale për shqiptarët dhe hapjen e horizontit për Shqipërinë europiane.

Ka lidhje kjo vizitë me financimet, siç ju kanë akuzuar kundërshtarët? Po pse do të ketë lidhje me hetimet politike të Edi Ramës? Kur dogjët mandatet, a ishit ju të vetëdijshëm se kjo rrugë e opozitës jashtë sistemit, do të ishte një rrugë e gjatë?

Pa diskutim!

Deri në 2021-shin? Përpjekja jonë nuk është për pushtetin tonë personal. Përpjekja jonë nuk është për të shpejtuar rrugën e ardhjes në pushtet të PD. Përpjekja jonë është për të shkurtuar rrugën e vuajtjeve të shqiptarëve.

Tags: basharamate parakohshmezgjedhje

TË LIDHURA

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Berisha i përgjigjet demokratit në Kurbin: Ja pse na duhen
Politikë

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Berisha i përgjigjet demokratit në Kurbin: Ja pse na duhen

19:27 | 20/12/2025
Takim në Kurbin, Berisha: Shqipëria në diktaturë, lista s’është e plotë
Politikë

Takim në Kurbin, Berisha: Shqipëria në diktaturë, lista s’është e plotë

18:54 | 20/12/2025
Procedohet penalisht, Lapaj brenda Komisariatit të Policisë: Mora medalje
Politikë

Procedohet penalisht, Lapaj brenda Komisariatit të Policisë: Mora medalje

17:57 | 20/12/2025
Next Post
“Nuk është për t’u mburrur”, Drini Zeqo shpërthen ndaj Iris Luarasit

"Nuk është për t'u mburrur", Drini Zeqo shpërthen ndaj Iris Luarasit

“Gjyqtari ka marrë leje lindje, për të shtyrë Vettingun”, Mentor Kikia flet për celulën terroriste: Topi dhe Spahiu dinë diçka

"Gjyqtari ka marrë leje lindje, për të shtyrë Vettingun", Mentor Kikia flet për celulën terroriste: Topi dhe Spahiu dinë diçka

Nis numërimi i votave të ardhura nga Serbia, zyrtarët e KQZ me veshje speciale

Nis numërimi i votave të ardhura nga Serbia, zyrtarët e KQZ me veshje speciale







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Berisha i përgjigjet demokratit në Kurbin: Ja pse na duhen
Politikë

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Berisha i përgjigjet demokratit në Kurbin: Ja pse na duhen

by mirseda
19:27 | 20/12/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me demokratët në Kurbin, ku është ndalur...

Takim në Kurbin, Berisha: Shqipëria në diktaturë, lista s’është e plotë

Takim në Kurbin, Berisha: Shqipëria në diktaturë, lista s’është e plotë

18:54 | 20/12/2025
Big Brother VIP 5 nis live, zbulohen detaje për konkurrentët

Big Brother VIP 5 nis live, zbulohen detaje për konkurrentët

18:28 | 20/12/2025
Procedohet penalisht, Lapaj brenda Komisariatit të Policisë: Mora medalje

Procedohet penalisht, Lapaj brenda Komisariatit të Policisë: Mora medalje

17:57 | 20/12/2025
Arrestohet “hajduti i varreve” në Berat. Sendet e grabitura i shiste

Arrestohet “hajduti i varreve” në Berat. Sendet e grabitura i shiste

17:28 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com