Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Zgjatja e Vettingut/Balla: S’kemi pazar me PD-në, politika të rrijë larg!

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zgjatja e Vettingut/Balla: S’kemi pazar me PD-në, politika të rrijë larg!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka mohuar të ashtëquajturin ‘pazar’ për kompromis me opozitën, për zgjatjen e mandatit të Vettingut, në këmbim të reformës territoriale. Në një prononcim për mediat para Kryesisë së Kuvendit, Balla tha se e konsideron Vettingun një çështje tepër teknike, tek e cila politika duhet të rrijë larg. Sipas tij, ekspertët e PS-së po punojnë intensivisht dhe me dy institucione ndërkombëtare që kanë këshilluar mbarëvajtjen e Reformës në Drejtësi, për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut.

“E para, dua t’ju sqaroj që ekspertët tanë janë duke punuar intensivisht dhe qoftë zonja Bushka apo kolegë të tjerë edhe me dy institucione ndërkombëtare, që kanë këshilluar mbarëvajtjen e Reformës në Drejtësi, për të konkluduar në amendamentin kushtetues për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Përkohshëm të Kualifikimit. Në kuptimin që të arrijmë që të kemi brenda një kohe të shkurtër këtë amendament gati dhe pastaj, i cili të jetë gati për të filluar procedura parlamentare.

Një amendament kushtetues kërkon një kohë minimalisht 45 ditë, por mund të shkojë dhe 60 ditë dhe si e tillë kjo do kërkojë shumë punë. Por unë e konsideroj një çështje tepër teknike, tek e cila politika duhet të rrijë larg, në kuptimin e rëndësisë së procesit të Vettingut që ka ecur mirë. Askush prej nesh të mos e politizojë. Ta mbajë si çështje teknike, si nevojë e vijimit të Reformës në Drejtësi. Nuk ka asnjë lloj ‘pazari’, sepse kjo është një çështje që unë e konsideroj të një rëndësie të veçantë, ku secili prej ne deputetëve, duhet të marrë përgjegjësinë që i takon. Gatishmëri për të qenë në mënyrë vijuese, të hapur, për të diskutuar pa rezerva çdo lloj çështje që mund të vijë nga opozita në Kuvendin e Shqipërisë”, deklaroi Balla.

Tags: opozitaTaulant Ballavetting

TË LIDHURA

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp
Aktualitet

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp

11:25 | 13/03/2026
Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç
Aktualitet

Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

11:23 | 13/03/2026
Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë
Aktualitet

Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

10:57 | 13/03/2026
Next Post
“Miku im Rama e paralajmëroi në Shqipëri”, Zaev: Maqedonia do preket nga kriza

"Miku im Rama e paralajmëroi në Shqipëri", Zaev: Maqedonia do preket nga kriza

Dueli Shqipëri-Poloni/ Tirana ‘pushtohet’ nga tifozët polak

Dueli Shqipëri-Poloni/ Tirana ‘pushtohet’ nga tifozët polak

Eksperti i sigurisë kibernetike: Ja si të zbuloni kamerat e fshehura në hotele

Eksperti i sigurisë kibernetike: Ja si të zbuloni kamerat e fshehura në hotele







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp
Aktualitet

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp

by mirseda
11:25 | 13/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama do të mbajë mesditën e sotme një konferencë për shtyp. Dalja publike e kreut...

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

11:23 | 13/03/2026
Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

11:23 | 13/03/2026
Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

11:22 | 13/03/2026
Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

10:57 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com