E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

“Miku im Rama e paralajmëroi në Shqipëri”, Zaev: Maqedonia do preket nga kriza

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar qytetarët për rritje të çmimeve për shkak të krizës globale. Zaev u shpreh se as Maqedonia e Veriut nuk mund të mos prekej nga kjo krizë energjetike. Ai solli në fokus fjalimin e kryeministrit Rama, i cili më herët tha se kriza energjike do të prekë Shqipërinë, dhe se do të ketë rritje çmimesh.

“Do të kemi krizë. Miku im dhe kolegu im nga Shqipëria, Edi Rama, ngriti shqetësimin në Shqipëri. Tani po paralajmëroj edhe unë. Kriza energjetike do të ndjehet, çmimet janë të larta, por sërish mbetet të presim deri në javët dhe muajt e ardhshëm. Të shohim se si do të shkojë situata, por shteti është këtu për t’ju ndihmuar”, ka thënë Zaev.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, tha më herët se Shqipëria po preket nga kriza ndërkombëtare e energjisë, e cila parashikohet të diktojë rritjen e çmimeve të elektricitetit dhe karburanteve, deri në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm. Duke e quajtur “fatkeqësi natyrore”, Rama garantoi në një konferencë për shtyp se ngjashëm si me tërmetin e 26 nëntorit 2019 dhe pandeminë, Shqipëria “as nuk rrëzohet, as nuk dorëzohet përballë sfidave të kësaj natyre”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka deklaruar se “Foltorja” e Sali Berishës ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve....

“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministrit Albin Kurti, pas informacioneve për kërcënim. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye,...

U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor, dhe një qytetar nga...

Grabitësit në sulm në lagjen e ‘VIP-ave’, tentojnë të djegin dy mjete

Dy ditë më parë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara në rrugën e “Vilave” në fshatin Lundër, në periferi...

Greqi/ Tërmeti “zgjon” Kretën

Një tërmet me intensitet 3.9 të shkallës Rihter ka zgjuar mëngjesin e sotëm Kretën, në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti u regjistrua rreth...