E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Dueli Shqipëri-Poloni/ Tirana ‘pushtohet’ nga tifozët polak

Polonia luan një transfertë shumë të vështirë përballë Shqipërisë, pasi nga takimi i “Air Albania” kalon edhe bileta për në fazën finale të Kupës së Botës Katar 2022. Shqipëria sot do të përballet në ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit Katar 2022.

Mbi 200 tifozë, nga 22 mijë në total i përkasin grupimit “Tifozat Kuq e Zi”, teksa interesi për bileta ka qenë i lartë nga tifozë të të gjithë trojeve shqiptare. Të shumtë janë edhe tifozët polak që kanë udhëtuar drejt vendit tonë, enkas për këtë sfidë.

Federata Shqiptare e Futbollit, me anë të një komunikate zyrtare, ka publikuar për tifozët që do të mbështesin maksimalisht Kombëtaren në stadium, mbi orarin e hyrjes dhe sendet që nuk do të lejohen në brendësi të impiantit të “Air Albania”-s.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...