E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të hipur në një motor me anë të të cilit i kanë zënë pritë Ridvan Hysenit.

Si ndodhi vrasja – Ata i kanë dalë para dhe e kanë qëlluar me 20 plumba kallashnikovi, gëzhojat e të cilave u gjetën në vendin e ngjarjes. Më pas, janë larguar nga vendi i krimit, duke hipur edhe në një automjet pak metra më tej. Makina u gjet e djegur vetëm 40 minuta pas ngjarjes.

Fatkeqësisht ata nuk janë kapur nga kamerat e karburantit për shkak se ato nuk kanë funksionuar. Policia ka shoqëruar në komisariat një prej punonjësve të karburantit për të cilin besohet se ka qenë dëshmitar okular. Në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja kallashnikovi.

Kush është viktima?

Ridvan Hyseni, ka qenë armik me një prej personave më të fortë në Shkodër. Bëhet fjalë për Admir Koçian, i njohur ndryshe si Mir Koçia. Ky i fundit u ekzekutua në mënyrë mafiozë në vitin 2012, duke shkuar me makinë në shtëpi Koçia ishte i dyshuar nga policia për vrasjen e Çim Cafit, Astrit Meshnunit si edhe disa krime të tjera të ngjashme, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...