Covid-19/ Shefja e epidemiologjisë: Mos hezitoni shtrimin në spital

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini thotë se vendi ndodhet në një rrisk të shtuar, në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid-19.

Sa i përket frikës së njerëzve për të shkuar në spital, Tomini tha u shpreh në ”News 24”, se situata është e ndikuar dhe nga shfaqjet mediatike, duke bërë thirrje për të mos hezituar për shtrime në spitale.

“Aktualisht kemi një situatë me intensitet të lartë shfaqjes së COVID-19. Shifrat e fundit tregojnë një ulje. Drejt ezaurimit të kapaciteteve të COVID 3. Aktualisht kemi dhe një numri të lartë vdekjesh që vijnë si pasojë e komplikacioneve. Jemi në një risk të shtuar sa i përket COVID-19. Kemi shfaqje të infeksioneve respiratorë të poshtme dhe të sipërme. Shfaqet me intensitet të ulët por paralelisht me COVID-19. Grip akoma jo i konfirmuar në vend.

Është një situatë e ndikuar edhe nga shfaqjet mediatike, parjes së faqeve mediatike të ‘facebook’, rrjeteve sociale, i ndikuar dhe nga daljet televizive, më mirë të trajtohemi në shtëpi nën kujdesin e mjekut të familje, një ndjenjë frike ndaj vajtjes në spital e ka sunduar popullatën. Ne bëjmë thirrje për mos hezitim të spitaleve tona. Dhe familjarët duhet të bindin për shkuarjen në spital. Ndiqemi hera-herës dhe me këshillime të mjekut të familjes por nëse mjeku këshillon për shtrim në spital, nuk duhet të hezitojmë. Të mos neglizhojmë shenjat, të ndjekim sistemin e monitorimit, të mos trajtohemi sipas rekomandimeve të sistemit shëndetësor”, deklaroi Tomini.

Sa i përket shkollave dhe përhapjes së COVID-19, ekspertja e ISHP-së tha se fëmijët janë transportues të virusit por nuk kanë atë nivel transportueshmërie si adultët.

Lexo edhe :   Pelegrinazhi: Çfarë duhet të mësojmë nga Meka për frenimin e përhapjes së Covid

“Një tjetër motiv është impakti që pati karantina. Nga ana psikologjike pati një impakt tek kjo moshë. Që nga 14 shtatori deri kur ekspertët rekomanduan Ministrinë e Shëndetësisë për këtë ndërhyrje nuk është parë një pozitivitet i ndjeshëm në totalin e pozitivitetit. Nuk ka peshë madhore, është një përqindje e vogël përkundrejt totalit”, u shpreh Tomini.